“Bota serbe duhet luftuar dhe kundërshtuar me forcë pasi është një rrezik për mbarë Ballkanin Perëndimor”.
Është kjo kërkesa e Daniel Serwer, profesorit të njohur amerikan, ekspert në menaxhimin e konflikteve.
Duke folur ekskluzivisht për A2 CNN, profesori analizon dialogun duke këshilluar që të kalohet në arritje praktike.
Serwer për gazetarin e A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, kritikon ashpër sjelljen e BE-së dhe SHBA-së që përkëdhelin Serbinë, pasi është një politikë që nuk funksionon.
Ai pati edhe një paralajmërim nëse Donald Trump zgjidhet në nëntor si president i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se republikani mund të mbështesë botën serbe, përfshirë këtu ndarjen e Bosnjes, ndoshta edhe të Kosovës.
Ideal Gola: “Profesor, faleminderit për kohën tuaj.”
Serwer: “Kënaqësia ime.”
Ideal Gola: “Profesor, një tjetër takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç përfundoi pa një rezultat. Çfarë duhet të ndryshohet në mënyrë që dialogu të jetë i suksesshëm?
Serwer: “Mendoj se dialogu duhet të shkojë në një drejtim më praktik sesa drejt normalizimit politik. Më duket se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati për normalizim politik, por ka shumë çështje praktike që duhen zgjidhur.”
Ideal Gola: “Kryeministri Kurti prezantoi kushtet e reja. A mendoni se Bashkimi Europian do t'i kuptojë ato kushte? A është vërtetë Kurti në gjendje të vendosë kushte?
Serwer: “Epo, sigurisht, çdo vend mund të vendosë kushte. Pyetja është nëse mund t'i bëni njerëzit e tjerë të pajtohen me ta. Dhe unë nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Diplomacia e Kosovës duhet t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. E dini, unë jam avokat i madh i idesë që Radoiçiçi të gjykohet në Kosovë. Nuk më pëlqeu letra e Brnabiç dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Por nëse ka qenë e mençur të bëhen këto kushte për një takim me Vuçiç, duhet të presim dhe të shohim.”
Ideal Gola: “Profesor, nëse ne flasim për compromise, çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale?
Serwer: “Mendoj se Kosova duhet të jetë e gatshme për kompromis për shumë çështje të ndryshme. Do të ketë çështje financiare, do të ketë lloj-lloj çështjesh në marrëveshjen përfundimtare, por nuk mendoj se jemi ende atje. Unë me të vërtetë mendoj se jemi në fazë ngecjeje. Dialogu teknik nga viti 2011 deri në 2013 ishte shumë më i suksesshëm se dialogu politik nga viti 2013 deri në 2024. Unë besoj në sukses dhe kështu dua të shoh më shumë gjëra praktike dhe më pak të fokusohemi në çështje që duket se nuk janë të zgjidhshme tani.”
Ideal Gola: “Profesor, në Prishtinë, ata mendojnë se ka më shumë presion ndaj palës kosovare në dialog se sa ndaj asaj serbe. A mendoni dhe ju njësoj?
Serwer: “Edhe unë mendoj se kështu është, se presioni është rritur më shumë në palën kosovare sesa në atë serbe. Ka pasur një përpjekje për të qetësuar Serbinë, për ta sjellë Serbinë drejt perëndimit, për ta kompensuar atë për sulmin e kaluar të NATO-s. Nuk i di të gjitha arsyet pse ekziston kjo politikë qetësimi, por ajo që di është se nuk ka funksionuar. Kështu që unë nuk jam përkrahës i politikës së zbutjes.”
Ideal Gola: “A është mungesa e rezultateve në dialog që po rrezikon sigurinë në Ballkanin Perëndimor?
Serwer: “Po. Mendoj se është mjaft e qartë se presidenti Vuçiç e ka bërë botën serbe një objektiv real për Serbinë dhe bota serbe është një formulë për destabilizimin e Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës dhe ndoshta edhe Maqedonisë së Veriut. Dhe kështu mendoj se është një ide shumë e keqe dhe duhet kundërshtuar. Dhe unë nuk shoh që kjo të ndodhë tani, sepse dialogu nuk po shkon mirë. Ai tashmë ka gjysmën e Bosnjës. Ai tashmë ka të gjithë Malin e Zi. Kosova është e radhës në listë. Dhe një dialog më i suksesshëm do të pengonte shtrirjen e botës serbe në veri të Kosovës.”
Ideal Gola: “Cili është opinion juaj për botën serbe? A mendoni se është rrezik për rajonin?
Serwer: “Sigurisht që mendoj se është një rrezik serioz për rajonin dhe mund të çojë në një dhunë tepër serioze.”
Ideal Gola: “Si i vlerësoni raportet aktuale të Kosovës me Shtetet e Bashkuara?
Serwer: “Shikoni, Kosova gjithmonë do të gjejë mbështetje për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi tifozë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se jemi dakord për gjithçka. Qartësisht ka disa dallime në lidhje me dialogun. Ka dallime për çështje të tjera, por kjo është normale mes miqsh. Ka gjithmonë dallime dhe ato duhet të zgjidhen, mundësisht në qetësi dhe me sukses.”
Ideal Gola: “Çfarë do të thotë për Ballkanin Perëndimor nëse Donald Trump rizgjidhet si president i Shteteve të Bashkuara?
Serwer: “Nuk mendoj se do të ishte mirë për Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se Trump do të ishte qartësisht i gatshëm të mbështeste idetë e botës serbe, duke përfshirë ndarjen në Bosnjës, ndoshta edhe ndarjen e Kosovës. Mendoj se na çon në një drejtim shumë të keq.”
Ideal Gola: “Profesor, faleminderit për kohën tuaj.”
Serwer: “Jeni i mirëpritur. Faleminderit.
Po te mos kishte nderhyre Jack Smith Kosova do ishte ndare.Thaci po shkonte ne shtepine e bardhe te firmoste dokumentin e ndarjes se Kosoves kur ju leshua urdher arresti.
@kxp Me fal qe po te quaj qe ne fillim nje spekulant. E verteta eshte se Trampi dhe Putini u morren vesh qe te ne kete rast te aplikohej "shkembimi i territoreve", ku Serbia do merrte veriun e Kosoves dhe Kosova Presheven dhe Bujanovcin. Kjo ezauronte edhe problemin e "shkembimit te popullsise" qe ishte nje varjant tjeter. Pa asnje medyshje ky plan realizonte plotesimin e interesit amerikan dhe atij rus...Pra ketu nuk kemi ndarje te Kosoves por edhe ndarje te Serbise, nqs shprehem me fjalorin tend. Pasurite nentokesore dhe ujrat e Unjamit do jepeshin me koncesion 100 vjecar...Eshte e vertete qe Rusi kete donte ta bente ne kuader te "botes ruse" dhe po te ishte bere rregull sot nuk do kish as lufte ne Evrope midis Rusise dhe Ukraines sepse Trampi dhe Putini u morren vesh qe ne kesi rastesh te vendoste populli lokal me referendum...Problemi ishte se kjo nuk u pranua nga Evropa per shkak te "Kutise se Pandores"...Pra i dashur komentues eshte fatkeqesi qe "shkembimin e territoreve" e barrazoni me "ndarje te Kosoves"....Eshte nje histori e gjate per nje roman te kalibrit te Ismail Kadarese per te spjeguar se si Kurti ne kuader te mbeshtetjes se Vuciqit e kundershtoi kete ide dhe e quajti "ndarje te Kosoves". Vuciqi si fillim ishte dakort por populli serb nuk ishte dakort ne propocion 1 me 10. Populli serb mendon qe Kosova eshte "Zemra e Serbise". Kjo beri qe Vuciqi te nderoje mendje nga frika e poipullit te vet dhe Kurti si zar i tij beri te njejten gje dhe shpalli armik Thacin....Trampi vertet eshte trap por gruaja e tij eshte sllovene qe jane nje nga aleatet tane me te medhenj dhe dihet qe Tramp(Trapi) ne kesi raste pyet Mellanine(aq e thjeshte eshte kjo pune). Komentuesi me poshte(Pse te mos...) e ka shume drejte dhe praktikisht eshte fatkeqesi kombetare qe Kurti nuk mendon per boten shqiptare por e ka percare ate ne boten shqiptare, dardane dhe pordhane... Po te ishte pranuar referendumi si zgjidhje globale, buta do ishte shume me e bukur se sa eshte sot, por Evropa si shembulli i dredhive dhe padrejtesive qe ka bere ne shekuj me njeri tjetrin, nuk do ta ngacmoje kete plage sese behet kancer. Edhe Evropa ka te drejte, por ti je viktime qe ngateron "shkembimin e territoreve" me idene e "ndarjes e Kosoves". Kete e cpifi Albin Kurti ne kuader te misionit te tij "gjitmone me Vuciqin"....
Po Bota Shqiptare pse mos promovohet si ide dhe qellim? Pse mos jemi te pergatitur edhe per kete? Nese Trump do perkrahe Boten Serbe, ne parim ai do duhet te perkrahe edhe Boten Shqiptare. Ky opsion eshte shans i madh per shqiptaret ne rajon. Por ne e kemi te keqen brenda - Kurti punon kunder Botes Shqiptare. Diplomacia e Tiranes duhet te pergatitet dhe ta paraqesi opsionin tone ne Washington qe tani. Kosova nuk ka sovranitet te plote qe te vendosi per fatin e Botes Shqiptare. USA duket se do ta shpalle nongrata Kurtin, sepse po i vjen koha qe te cvendose Kforin nga Bonstilli. Nje baze ushtarake amerikane duket se do konsolidohet ne mesin e Shqiperise. Bota Shqiptare do perfshinte krejt trojet tona, cfare te keqe ka kjo? Ky eshte patriotizmi dhe jo te bla bla bla. Mos haroni se Gjermania, nen oresion nga Trump, shpejt mund te dakordohet me ndryshime paqesore te kufijve ne Ballkan, ashtu qe te gjithe vendet te ndjehen me rehat.
Serbet do kene ne perdorim portin e Shengjinit qe do rindertohet. Shqiperia do marri qera te majme. Serbia do njohi Kosoven. Do filloje biznesi e ngritja ekonomike ne rajon. Ky eshte plani Trump Jo dokrrat e gelbazave globaliste so ky pleh qe do jete askushi kur Trump te marri pushtetin. Trump eshte biznesmen jo warmonger si demokratet qe I vune zjarrin botes. Tema le ta verifikoje kollaj kete.
po kujt i thua!lol
eeee ju bythqirat e PeDese i dini mire keto pune. Po si do na beni me non graten ? A mendoni se Trapi do ta anuloje kete per plakun Mere
Te gjitha veprimet e veta,rusoserbet i kane zhvilluar me paramendim,duke patur influence rusia tek europa ,i ka kushtezuar duke u lene cmimin e gazit te siberise me lire,duke derdhur thesa me $ ,edhe vet ata qe sherbyen per "paqe"ishin plotesisht perkrahes te denje te kesaj politike cfarosese.Kete vleresim qe e thote prof Daniel Serwer,eshte nje realitet,trump do fitoj zgjedhjet duke nderhyre rusia neper mjet hakereve te saj qe votat te vidhen dhe trump te fitoj.Po kombi yne si do mbrohet nga kjo kulere e cila po troket ne dyert,jeterat,te ardhmen tone?Akoma disa tutkune te mjere,do ti sherbejn armikut?Alarmin profsesori e dha,ne si komb nuk na ka mbetur asgje tjeter : me mire luan nje muaj ,se sa sorra tere jeten....