Vuçiç ka frikë nga “Bajraktarët” shqiptarë: Na kanë spiunuar, Serbia paralajmëron vendime ushtarake

3 Korrik 2024, 20:50Rajoni TEMA
Vuçiç ka frikë nga “Bajraktarët”

Aleksandër Vuçiç ka frikë nga dronët Bayraktar të Shqipërisë. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë presidenti serb gjatë një vizite në një kazermë ushtarake në Beograd ku takoi krerët e forcave të armatosura. Por ai bëri dhe ndoshta një konfirmim të rëndësishëm, njohu për herë të parë se mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka një kufi.

“Forcat e Armatosura të Serbisë kanë vërejtur veprimet e avionëve dhe dronëve me pilot dhe pa pilot, me qëllim spiunimi drejt Serbisë, por pa kaluar kufirin. Kemi vënë re ngritjen e “bajraktarëve” shqiptarë nga Gjakova më 5 dhe 20 qershor, në lartësinë 5800 metra, me synimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe.

Gjithashtu, avionët suedezo-gjermanë bëjnë të ashtuquajturat imazhe të detajuara, jo nga territori nën kontrollin e Forcave të Armatosura Serbe, por nga të tjerë që nuk janë nën kontrollin efektiv të saj. Ata janë duke bërë incizime shumë të sakta, për shkak të pranisë së forcave të sigurisë dhe ushtarake serbe në territorin e Serbisë Qendrore”, tha Vuçiç.

Presidenti serb bëri të ditur se po shtohen pajisjet, armatimet dhe municione në ushtrinë e vendit të tij. Ai la të kuptohet se këtë fuqizim të arsenalit të ushtrisë serbe po e bën për t’ju kundërvënë atyre që i quajti “forca të mëdha që janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme - nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje deri te numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë”.

“Analizojmë të gjitha mangësitë dhe atë që duhet të korrigjojmë në punën tonë dhe gjithashtu analizojmë kërcënimet e sigurisë, analizojmë situatën në rajon. Prandaj, ne marrim vendime të caktuara”, shtoi presidenti Vuçiç.

Presidenti serb u shfaq gati në një fazë paranoje, duke përmendur armiq me armë, ndërsa kërkoi në kundërpërgjigje ushtria e tij të shtojë radhët e personave të aftë për të qëlluar me pushkë. Vuçiç njoftoi se do të ketë rritje pagash për forcat e armatosura, në mënyrë që të jetë në gjendje të pengojë, atë që e konsideroi “armikun e Serbisë”, por pa e treguar me gisht atë. 

3 Komente

  1. I
    Idriz Ushkuri

    Nnnnaaa, nga shtate po i shpetojne pordhet aq frike ka. Na e shpifet me keto lajme te opinionizuara. Ja fusni kot, beheni si patriote te medhenj duge genjyer (veten ne radhe te pare)

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Kot fare ,kosova ka dronet e saj ,dhe lajmi ne nje portal tjeter ishte per dronet e kosoves ,dhe jo te shqiperise ,fundja c pune kemi ne atje

      Përgjigjjuni
      1. k
        kaporal Pelegrini

        boll or injorante se nuk ka frike njeri nga dronet e shqiperise , aq me pak nga ushtria inegzistente e ketij hale vendi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje