Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin në Kosovë, një ish-ushtarak në mesin e të ndaluarve

28 Dhjetor 2025, 12:27Rajoni TEMA
Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot pesë serbë nën dyshimin se kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas mediave kosovare, personat e ndaluar janë identifikuar si: SR (1981), MS (1986), SZ (1995), VK (1989) dhe DZ (2002).

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamenicës, ku personat janë ndaluar gjatë kontrolleve në terren. Njëri nga të ndaluarit, dyshohet të ketë qenë ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Sipas mediave të Kosovës, i dyshuari mund të ketë pasur informacione lidhur me plane të mundshme për cënimin e procesit zgjedhor. Megjithatë këto pretendime mbeten akoma në fazë verifikimi.

1 Komente

  1. A
    Antikurt

    U bë bytha e Kosovës të arrestojë 5 sërbë pse hynë në Kosovë . Hej Zot !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje