Eksperti Bedri Elezi foli në lidhje me armët e gjetura dhe të sekustruara ditën e djeshme nga policia në Kosovë.
Ai theksoi se nuk beson se këto armatime kanë mbetur që nga sulmi në Banjskë, të ndodhur pak muaj më parë, ku i vrarë mbeti dhe polici Afrim Bunjaku.
Elezi theksoi në një intervistë për Euronews Albania se Kosova është e ekspozuar para një situate të rëndë sigurie.
Mes tjerash tha se Kosova është nën presion të asociacionit dhe po bën përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve.
“Nuk besoj së këto armatime kanë mbetur nga ajo ditë. Kemi të bëjmë me armatim për një skuadër.
Këto armatime janë futur së fundmi për të organizuar dhe një skuadër e cila do të kryente vepra të tilla. Akoma ka baza të ndryshme me armatime brenda territorit të Kosovës.
Kjo tregon se Kosova është realisht e ekspozuar para një situate të rëndë sigurie. Kosova tani po sfidohet në Këshillin e Evropës. Kosova po sfidohet me masa të cilat akoma nuk janë larguar.
Kosova është nën presion të asociacionit. Janë përpjekje për të shpërqendruar vëmndjen e qytetarëve. Ka një përpjekje për ta dërguar Kosovën në zgjedhje”-tha ai.
Lini një Përgjigje