Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftën që nuk do të shpërthejë kurrë

31 Gusht 2024, 15:05Rajoni TEMA
Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, teksa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka folur dhe për armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.


“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë.

Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

2 Komente

  1. P
    Po sikur halla te bohej dajo...

    Po sikur Serbia te jete fike u armatodir qe te futet krenare ne Nato? Ender e bukur eeee?! Cudia tri dite zgjat!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      KM kroat eshte Arber i vertet bravo

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje