KFOR-i në alarm? Rrit praninë në urën e Ibrit

31 Gusht 2024, 14:02Rajoni TEMA
KFOR-i në alarm? Rrit praninë në urën e Ibrit

Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër. Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.


“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit.

Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. 

Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë një burim brenda KFOR-it italian për Kosovapress.


Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës. Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

 

2 Komente

  1. T
    Ta kursejme Kfor-in

    A mos po vjen kiha qe Serbia te bboget pjese e Kforit? Sepse misioni i tij po duket se mund te behet mbrojtja e Kosoves nga trazirat e mundshme te qeverise dhe VV.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti shpejt do shpallet nongrata

      Kfor duhet te mbroje Kosoven nga ushtria famekeqe dixhitale e Kurtit e financuar nga burime te errta anti-perendimore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje