
Nga Marko Caka
Tani që më bleu armët unë do të jem "kumbara" e tij. Vetëm kështu mund të kuptohet reagimi i Presidentit Makron në takimin me Vuçiç pa i hyrë thellë qëllimit të vërtetë të këtij të fundit që mund të rezultojë më i rrezikshëm jo vetëm për Francën por edhe për situatën e brishtë të vetë Europës.
Shitja me 2.7 miliardë e avionëve luftarakë "Rafale" Serbisë më shumë se fërkim duarsh për francezët është një pikëpyetje e madhe që këtë e di vetëm Vuçiç me aleatët e tij strategjik kur bëhet fjalë për plane të fshehta ndaj Kosovës. Së pari aeroplanët franceze drejt Serbisë për çfarë nevojiten kur dihet se nuk ka asnjë rrezik serioz apo ndonjë kërcënim nga fqinjët përreth përveç se i duhen për të mbajtur gjallë shpresën e kotë se Kosova është pjesë e saj. Pra avionët e blera përveç se me sulmu Kosovën nuk kanë se i duhen Serbisë. Kjo është më e besueshmja dhe llogjika e vetme në lidhje me situatën që gjendet sot rajoni. Por nëse konflikti në Ukrainë shumë shpejt mund të shtrihet më gjerë duke prekur shtetet përreth dhe Rusia ka kërcënuar drejtpërdrejtë Europën atëherë ka shumë gjasa që këto armë të vihen në shërbim të saj për të sulmuar NATO-n që përkthehet si një bumerang për vetë Francën. Nuk e di saktësisht se çfarë përfshin marrëveshja e kësaj shitjeje, por jam i sigurt që një nga pikat është që këto aeroplanë të mos përfshihen kundra NATO apo brenda territoreve të saj për të sulmuar anëtarët e saj. E kuptoj shumë mirë flirtin që ka Makroni për Serbët që vjen nga një lidhje e hershme që me Bobapartët e Krajlicët, por në ditët e sotme politika globale ka ndryshuar dhe nuk i ruan më këto lidhje shpirtërore në mes kombeve. Të gjithë e dimë se nëse flasim për marrëveshje të rëndësishme për të mbrojtur paqen në rajon të parët ata që i thyen këto marrëveshje ishin Serbia e Millosheviçit me Marrëveshjen e Rambujes e cila solli genocidin në Kosovë. Një negocim me ndërmjetësimin e parardhësve të presidentit Makron por që nuk u zbatua nga anëtari i kabinetit të Millosheviç, Aleksandër Vuçiç por përkundrazi u sulën në mënyrën më shnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ku pasojat tashmë dihen. Pra ky është një fakt për ti treguar Makronit se armët ja ke shitur një besëpremi, që një ditë nuk do të kursehet as ndaj teje dhe gjithë europës se bashkuar vetëm për realizuar megalomaninë e tyre të trashëguar nga babai i tij shpirtëror Millosheviç. Një anë tjetër për të bindur Makron sesa besëpremë që janë është marrëveshja e vitit 1994 ndërmjet Rusisë e Ukrainës për ç'aktivizimin e armëve bërthamore të cilën Ukrina e zbatoi me sukses e ndërsa Rusia e Putinit pas tre dekadave ja "shpërbleu" me gërmadha e varre duke sjellë një destabilizim të sigurise për gjithë Europën me kosto qindra miliarda dollarësh.
Pra nëse shihet kjo e fundit 2.7 miliardët e tanishme për Francën mund ti kushtojnë sa dhjetëfishi i tyrë nëse përshkallëzohet situata e tanishme në një luftë më të gjerë globale.
Në takimin me homologun e tij serb, Makron ka thënë duke kritikuar qeverinë e Kosovës - se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës dhe do të vëzhgojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”. Për çfarë kushtesh flet Emanuel Makron ku në Kosovë çdo gjë është në dritë të diellit dhe transparente dhe nuk ka asgjë për të fshehur me të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarët nëpër këmbë. Nëse kërkon të bashkëpunojë atëherë përse Makron së pari duke patur akses tek serbët nuk mëson se çfarë planesh bëjnë grupe të caktuara në veri në kufi me Kosovën dhe që janë të furnizuar me armë nga Beogradi dhe të sponsorizuar nga Rusia. Përse nuk kërkon të hyjë në veri të Mitrovicës dhe të stabilizojë situatën e të shpartallojë forcat paralele antishtet dhe të vendosë rendin duke ja kthyer qeverisjes demokratike të Kosovës. Gjithashtu të kthejë Urën e Ibrit për ti hapur rrugë normalitetit dhe kalimit të lirshëm të dy popujve që me siguri duan paqen dhe harmoninë. Por don ta nisë tek kosovarët që jeta e tyre është në normalitet, pa zgjidhur anën tjetër ku çdo gjë është anarki me shtete paralele.
Por deklaratat e fundit e bëjnë përpjekjen e Makron për të zgjidhjur e çështjen e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit të njëanshëm dhe nul sepse ka konflikt interesi. Nuk mund të jetë negociator një tregtar që i shet armët Serbisë dhe që janë një rrezik për paqen e Kosovës, në realizimin e endërrave të tyre të vjetra. Shpresa e vetme e Serbisë ndaj Kosovës janë vetëm dy aleatët e saj Rusi-Kinë që kanë premtuar se do të ndryshojnë rendin botëror.
Prandaj nëse Makron këtë po e bën me vetëdije të plotë, o është një idiot i madh ose me të vertetë ka një plan kundra Kosovës jashtë orientimit euroatlantik që dëmet do të jenë të parikuperueshme në sferë rajonale, pse jo globale. Më e fituara në këtë lojë të rrezikshme do të jetë vetëm Serbia se me Kosovën është se është e humbur dhe një luftë globale vetëm se ja shton shpresat për realizmin e qëllimeve të saj të vjetra. Atë që ja trashëgoi babai i tij shpirtëror që me megalomaninë e tyre në dëm të popujve autokton nuk vijnë me gjë tjetër gjë tjetër veçse me luftëra e krime çnjerëzor duke e mbuluar kombin serb me turpin e përjetshëm.
pyetje koti, po per cfare jane armet dhe avionet per fotografi? sigurisht qe ne rastin e duhur do perdoren per te bashkuar vellazerimin sllavo-musliman.
Franca nuk e ka futur ne hesap fare Kosoven kur ka shitur avionet. E ka trajtuar shitjen ndaj Serbise njelloj sic ua ka shitur vendeve te tjera, Egjiptit, Greqise, Indise, Kroacise etj etj. Serbia per Francen eshte nje mut vend qe nuk perben asnje rrezik dhe Franca vete ka vetem perfitime po t'ja shese. Tani koqevaret qe vetem e kane kundershtuar Francen dhe BE-ne dhe "Europen kurve", thone pse nuk mendove per ne ti kur shite avionet.
Me mëndjen që kanë Albin Kurti e Vjosa Osmani, për 6 muaj, Kosova rikthehet përseri nën Serbi.
Ky eshte problemi me keta koqevaret si ky qe ka shkruar kete artikull duke quajtur nje lider te rendesishem perendimor dhe koke te Evropes "idiot" dhe duke hedhur vickla ndaj Perendimit dhe Evropes, ne dere te se ciles po trokasin e po lypin. Edhe shtetet e medha bejne koncesione. Nuk beka nje cope Kosove, pa ushtri, pa katandi, dhe qe trecereku i botes nuk e njeh as si shtet. Nuk e sheh si problem ti faktin qe Macroni, BE-ja vazhdimisht i kane kerkuar me respekt liderve te Kosoves te ulen ne tryeze dhe Kosova ka perfunduar duke bere armik gjithe Perendimin e rendesishem. Do mbetet e vetmuar ne nje kontinent te ndare ne mes te luftes, ku nuk do e doje per meshire as Perendimi dhe as Lindja, ndersa Serbia terheq mbeshtetjen e Evropes. Kete do dreqosni me keto numra qe beni si miza qe rreh gjoksin para luanit dhe hedh vrer pastaj kur luani nuk e pjerdh.
Marko deri te teto Vangjeloja ishe mire, po keto hartimet e tua si ne fillore per politikat nderkombetare sikur stonojne ca si shume vella...mos u bej qesharak... e dime qe ke qejf te shkruash poooor... "sutor, ne supra crepidam"
Koqevari Marko nga haleja e Temes do i jape mend Macronit te Frances si te sillet ndaj Serbise.
Shqiperia duhet te bleje sisteme kunderajrore me patjeter.eshte mese normale. Keshtu funksionon. Ne te kundert do jete me koken ulur.
Sisteme ajrore nuk kemi po mori Edi ca drone stok Bajrakar nga sulltani i Turqise. Kur i vadit ato dronet, ngrihen nja 10 metra dhe ja fusin nga nje pordhe plumb.
i Nderuar Marko Caka...mire i thua ti keto..por kush te "Degjon"??Ty apo mua?? 1-Macroni e di situaten ne Kosove,po po te flasim Shqipe dhe troc:As qe ja ndjen fare per Kosovaret..ai vjen ne Beograde per te Shitur "Produktin Francez"..dhe qe oferta e Produktit(Avjonet)..te duket e Embel..nuk Harron ti beje Elozhe Vucicit....me te Drejte ose jo...akoma edhe "Furca" po te jene...akoma edhe vete Vucici e di se nga Marreveshja me Francen...ka Perfitime..ne radhe te Pare ate Politike..si Brenda Serbise dhe jashte saj...biles Vucic..ja ka Arritur qe me Akrobacite e tije POlitike...i tha Jo Embargos kunder Rusise..si Eu-s edhe Amerikes... 2-Serbia nuk i blen Avjonet ..kunder Kosoves...Gabim po te mendojme keshtu..ajo ka nje synim Afategjate dhe do qe te jete Fuqi Ushtarake e Forte dhe Dominuese ne Ballakane sikur se ishte ish-Jugosllavia.. 3-Ne se Serbia e konsideron Kroacine si "Armike"...ne veri...dhe Kosoven me pake dhe Shqiperin ..ajo eshte ne Avantazh me blerjen e Avjoneve Rafaele,avjone qe i kane Prodhuesi Franca...Greqia....ka marreveshje per 8-te te tille...dhe Serbia 12-te...Problemi Shtrohet ku jemi ne Shqipetaret?? @@Larot dhe Balot e Politikes tone qe Shqyejne njeri Tjetrin..njeri me Sfurqe..tjetri mbeti duke Pellitur nga Dritarja e Pallatit...qe kane qeverisur kete vende a u kujtuan ndonjehere per Aviacjonin Shqipetare Luftarak?? @@Edhe Rama me "Pkturat e tije" na kenaqi..por duhet ti beje Thirrje Rradakes se tije....dhe te Ringreje Aviacjonin Shqipetare....se po te filloje Lufta :Shkelzen Berisha e ka Vilen Gati ne Beograde..akoma edhe LIke Floriri e ka vilen ne Beogradin e ri....PO ne Mileti Shqipetare c´fare do te bejme:Apo le te na djegin Rafaelet e Serbise??????????????????
"Macronit nuk ja ndjen per Kosoven" thua ti. Mos do te thuash qe Kosova ben kokeforten me shtetet e medha qe e kane ne dore?? Nje cope Kosove ka bere armik Francen, Evropen, Ameriken. Macroni i ka bere thirrje disa here Kurtit dhe Osmanit te ulen ne tryeze si te rritur dhe te degjojne. Tani Macroni nuk do merret 100 here me Kurtat dhe Vicat e Ballkanit se ka nje mije halle BE-ja.
Kjo eshte real politika. Pershtatuni!
Koqevaret ne vend qe te qajne pse serbi mori avione, duhet te ndryshojne strategji dhe te mos bejne armiq ne Evrope. Jane nje vend i vogel sa nje livadh dhe do bejne kryenecet me Francen, Gjermanine dhe Ameriken.
Hajde TITULL ,Hajde. Po per cfare blihen keto avione,per Syte e bukur te Vicihicit?Per lufte dhe e para qe do te ndjejne dhelbjen eshte kosova.KFOR?.Po Franca a eshte aleatee KFOR.Atehere pse i shet arme ? Interessi me. Mm...po interessi eshte i madh,i hershem me nje aleat te vjeter si Serbia.
O koqevar, a e di ate shprehjen "uthulla e forte gerryen enen e vet"? Keshtu eshte Kosova. Nje cope shtet ende i panjohur si shtet dhe nuk degjon Francen dhe BE-ne dhe tani demtohet vetem se Franca nuk e mori parasysh ne nje marreveshje armesh. Aq e brishte eshte Kosova. Nuk duhet bere i forti perpara te medhenjve.
Cfare artikulli idiot. Franca dhe cdo shtet tjeter i fuqishem, i prodhon avionet luftarake per t'i mbajtur per mbrojtjen e vet dhe per t'ua shitur te tjereve per te fituar para. Nuk gjykon me mendjen "nuk do te t'i jap ty se nuk ke pse i do". Pse Kroacia qe bleu gjithashtu Rafale per cfare i do? Cdo shtet do te kete nje ushtri te forte dhe Franca shet produktin e vet dhe fitoi 3 miliarde euro per 10 avione. Ky eshte interesi. Ka interes qe t'ja shese Serbise dhe e beri dhe Serbia ne syte e Frances eshte nje shtet i vogel i paperfillshem, keshtu qe Franca vete po t'ja shese nuk ka asnje rrezik dhe vetem perfitim. Me Shqiperine dhe aq me pak me Kosoven nuk eshte ndonje aleat i madh dhe nuk e lidh asgje dhe shqiptaret dhe kosovaret jane budallenj dhe ne vend qe te perpiqen te fitojne miqesine e shteteve te medha si Franca, rrine hedhin vickla si miza para luanit, i quajne armiq, dhe pastaj cuditen kur keto shtete te medha nuk i fusin ne hesap hic.
Ky zoti koqevar qe ka shkruar kete artikull, a e kupton qe ne syte e Frances dhe Evropes, nje shtet si Serbia, me e fuqishme ekonomikisht dhe e pasur me litium, eshte me e rendesishme se nje cope Kosove, qe nuk i ofron asgje dhe vetem i hap probleme? A e kupton qe duhet te leshosh edhe dore se je nje askush? Hidh kot vrer ndaj Macronit dhe Evropes po asgje nuk do zgjidhesh. Vetem do besh armiq shtete qe po deshen te fshijne nga harta.