Gjermania e Franca kërkojnë nga Kosova e Serbia “kompromise” e “guxim politik”

30 Gusht 2024, 10:20Rajoni TEMA
Gjermania e Franca kërkojnë nga Kosova e Serbia

Gjermania e Franca – dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian – dhe sponsorizuesit e propozimit franko-gjerman i cili u dakordësua nga Kosova e Serbia fillimisht më 27 shkurt e më pastaj më 18 mars të vitit të kaluar besojnë se “pa kompromis” e “guxim politik” nuk mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Ishte i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ai i cili u përkujdes që të ritheksojë se Kosova dhe Serbia, duhet të bëjnë kompromise dhe ndonjëherë të jenë edhe të gatshëm për të bërë lëshime në raport me marrëveshjet politike.

Marrëveshje këto të cilat në vlerësimin e tij, “nuk janë të lehta” për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Sarrazin këto komente i bëri pas vizitës një ditore në Kosovë, ku takoi liderët shtetërore për të bërë përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në tetorin e këtij viti në Gjermani.

Pas Sarrazin, të njëjtën kërkesë e përsërit edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili po qëndron në Serbi për të dytën herë me radhë si president.

Në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Macron vlerësoi se çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të zgjidhet pa kompromis”, si dhe “pa guxim politik” duke garantuar se Parisi do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të ndërmjetësuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në kohën kur Serbia po thellon marrëdhëniet me Francën me nënshkrimin e një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e avionëve luftarak, “Rafale”, Macron u përkujdes të theksoj se është Kosova ajo që me veprime të njëanshme po dërgon “sinjale jo të mira” dhe po shkakton shqetësim në komunitetin ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Macron e garantoj Vuçiç-in se Parisi zyrtar do të vazhdojë të monitorojë “kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.

“Prandaj, ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shtoi ai.

8 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Sërbia blen Rafale ne kemi vengun ministër që është betuar se do të mbrojë Greqinë. Sërbia në 10 vite ka kaluar 10 miliardë dollarë buxhet armatimi që në gjuhën popullore do të thotë po bëhet gati për luftë

    Përgjigjjuni
    1. H
      Heshtni

      Franca me Gjermanine te rrine rehat.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koqevaret jane te paafte

        Edhe kosovaret jane budallenj. Duhet t'ja paraqesin ceshtjen Makronit dhe Sholcit, te ulen me ata te dy si njerez dhe politikane te pjekur, jo te rrine si mut dhe te bejne kokefortet me Europen, nderkohe qe serbi i terheq dhe i prish mendjen. Te fortet duhen bere per vete se Kosova nuk ka asgje ne dore. Eshte ne meshire te mirekuptimit te europianeve.

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Problemi qendron ne ate qe ju me " kompromise e guxim politik nenkuptoni leshimet qe duhet ti beje Kosova , Serbise dhe jo anasjelltas. E paraqisni situaten ne Kosove sikur serbet qe ne fakt jane me te privilegjuarit , fale Planit Ahtisari, po persekutohen nga shqiptaret. Serbia qe ne fakt ka qene dhe eshte destabilizuesja e Ballkanit jo vetem nuk kerkon falje per dhunen e ushtruar mbi shqiptaret e Kosoves, vazhdon te mos e njohe ate si shtet, por kerkon komunat serbe, pra " kompromis " te njeanshem. Dhe kjo me mbeshtetjen e Europes qe nuk lejon qeverine kosovare ne ndermarjen e hapave per kontrollin e territorit dhe me presionin qe i bejne pales kosovare ne bisedimet trepaleshe : Kosove- Serbi - Europe.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Pirdh o koqevar pirdh po s'te degjon njeri...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Euroja

            Europianet mbeten duke na dhene leksione.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mulin Ruzh

            Moj Europe, moj kurve e vjeter!!!

            Përgjigjjuni
          3. U
            U SHOFSHI

            Gjermania dhe Franca le të shkojnë të dyja në djall. (Me të krekosurën Francë të parën)!!!! I rëntë një asteroid mbi kullën Eifel kurvës Europë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje