
Nga Mimoza GOLIKJA
Teksa shpërndau disa fotografi ne një postim në profilin e tij në rrjetin social, ministri i Mbrojtjes të Shqipërisë Piro Vengu zbuloi se ditën e premte më 30 gusht 2024 ishte duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai tha se me kryeministrin Kurti vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Sot në Kosovë, për të folur për ato ura që na lidhin e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkroi ministri shqiptar i Mbrojtjes Vengu në Instagram.
Ndërsa një ditë më parë, më 29 gusht një tjetër ministër i qeverisë Rama, ministri i Jashtëm Igli Hasani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, pas përfundimit të konferencës 3-ditore të ambasadorëve që u mbajt në Tiranë “Tirana Diplo2024”, i bëri thirrje Kosovës që vendimin për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër ta marrë në koordinim me vendet dhe organizatat që kanë ndihmuar në pavarësimin e Kosovës. Ai deklaroi se “Kemi qenë të qartë dhe këmbëngulës se prioritet i politikës së Jashtme është Kosova, dhe duke qenë kështu, gjithnjë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë se që të gjithë hapat dhe vendimet që ndërmarrin, duhet t’i diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë dhe i kanë për zemër”, tha Hasani, i pyetur për qëndrimin e Tiranës zyrtare sa i përket urës mbi Ibër. Ministri Hasani vuri në dukje se me Kosovën, Shqipëria ka një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky që sipas tij do të institucionalizohet dhe më tepër, e që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për sfidat dhe rrugëtimet që ata kanë ndërmarrë përsipër.
Hapja e urës në Ibër “në këtë kohë”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti dje më 29 gusht në një takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, me të cilin bisedoi edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në pjesën e jugut, të banuar me shumicë shqiptare dhe atë të veriut, e banuar me shumicë serbe, njoftoi Presidenca. Ndërkohë Osmani e përsëriti gjatë takimit se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-n në veçanti për ndërtimin e një plani të përbashkët për hapjen e urës për qarkullim edhe të automjeteve, sipas njoftimit.
“Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës”, tha njoftimi.
"Gjatë vitit të kaluar ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të adresojmë fatkeqësisht një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon edhe një herë përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve që ta ruajnë sigurinë përgjatë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi", tha admirali Goffus, ai tërhoqi vëmendjen se "shtimi i trupave ushtarake, i domosdoshëm momentalisht, nuk është zgjidhje për një paqe afatgjate në Kosovë”. Zgjidhja është politike, theksoi Goffus. "Është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet e mbetura. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjitha palëve, të implemtentojnë marrëveshjet e arritura pa vonesë”, tha Goffus. Në bisedimet me autoritetet kosovare, Goffus theksoi, se "është e rëndësishme të ketë koordinim me NATO-n për një sërë çështjesh përfshirë urën e Ibrit”.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës ka njoftuar në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë. Vizitat e zyrtarëve të NATO-së dhe të tjerëve në Kosovë po zhvillohen në kohën kur SHBA, BE, por edhe vetë misioni i aleancës ushtarake, KFOR, e kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës në këtë kohë.
"Lëvizje e njëanshme” dhe "shqetësuese”
Por edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për veprimet e qeverisë së Kosovës në veri, gjatë vizitës së tij në Beograd më 29 gusht 2024. Macron tha se "lëvizjet e njëanshme” dhe "shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë. Sipas tij, Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas presidentit të Francës "kjo çështje nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe, në përputhje me rrethanat, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje”. Ai i bëri thirrje qeverisë së Kosovës "të mos bëjë ndonjë veprim tjetër të njëanshëm në veri”, duke theksuar se "Franca dëshiron që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”. "Të jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t'i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha Macron.
Në nisje të vizitës dy ditore të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, Serbia nënshkroi me Francën, në mbrëmje më 29 gusht, marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale. Marrëveshja me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, sipas zyrtarëve francez, është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian. Presidenti Macron e quajti marrëveshjen "historike dhe të rëndësishme" dhe vlerësoi "guximin strategjik" të Serbisë. “Është një demonstrim i vërtetë i frymës evropiane”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia është vend me rëndësi për sigurinë në Evropë.
NATO ripohon angazhimin për stabilitetin rajonal
Edhe njëherë NATO nga ana e saj ka ripohuar angazhimin për stabilitetin rajonal, kur ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadori Boris Ruge, mbajti konsultime të nivelit të lartë në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd nga 16 deri më 22 gusht 2024. Ambasadori Ruge theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën dhe përsëriti angazhimin e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme. Ai vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë midis NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të konsoliduar stabilitetin rajonal.
Gjatë takimeve me Presidencën dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakovic dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt, Ruge pohoi se “NATO ka qenë e angazhuar në Bosnje dhe Hercegovinë për 3 dekada; ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe nuk do të lejojmë të shfaqet asnjë lloj vakumi sigurie.”
Në Prishtinë, Ruge u takua me znj. Vjosa Osmani dhe zyrtarë të lartë të BE-së, OSBE-së, grupit QUINT (të përfaqësuar nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në lidhje me rihapjen e urës Austerlitz mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi qëndrimin e NATO-s se “vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje.
Në Beograd, Ruge u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministrin e jashtëm Marko Gjuriç dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. “Kemi pasur shkëmbime të mira për aspektet e ndryshme të partneritetit NATO-Serbi, të cilin shpresojmë ta thellojmë, dhe për përpjekjet e Aleancës në të gjithë rajonin,” tha ai. “Shpresojmë që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të kryera në Kosovë në maj dhe shtator 2023 dhe të luajë një rol pozitiv, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me të gjitha shtetet në rajon”, tha ai.
Aleatët përforcojnë KFOR-in, mbështesin dialogun
Rritja e tensioneve në rajon gjatë vitit 2023 është një shqetësim i madh për NATO-n. Si i tillë, KFOR-i po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.
Për të përforcuar misionin paqeruajtës të KFOR-it, në vjeshtën e vitit 2023, aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut miratuan një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë për të vendosur përkohësisht përforcime në Kosovë, duke rritur numrin e trupave të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s në mbi 4,500. Këto forca do të mbështesin praninë dhe aktivitetin e shtuar të KFOR-it në veri të Kosovës.
KFOR-i është reaguesi i tretë ndaj incidenteve të sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Komandanti i KFOR-it mban kontakte të rregullta me të gjitha palët relevante të interesit në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me EULEX-in, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik.
NATO vazhdon të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të nxisë të dyja palët që të angazhohen në të, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon.
NATO ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, Forcën e Kosovës (KFOR) që nga qershori 1999. KFOR-i u krijua kur përfundoi fushata ajrore 78-ditore e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit, që synonte t'i jepte fund dhunës në Kosovë.
Operacioni e merr mandatin e tij nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja Ushtarako-Teknike ndërmjet NATO-s, Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Serbisë.
Objektivat fillestare të KFOR-it ishin të pengonte armiqësitë e përtërira, të krijonte një mjedis të sigurt dhe të siguronte sigurinë dhe rendin publik, të çmilitarizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të mbështeste përpjekjet humanitare ndërkombëtare dhe të koordinohej me praninë civile ndërkombëtare. Sot, KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të mbrojtur dhe të sigurt në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë. NATO mbështet fuqimisht Marrëveshjen e Normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja Beograd-Prishtinë (2013).
Rritja e tensioneve në rajon gjatë vitit 2023 e ka bërë NATO-n të vendosë përkohësisht trupa shtesë për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB) në mënyrë të paanshme.
Koqevaret, si shtaze qe jane, nuk do jene KURRE ne gjendje te kene nje shtet. Ketyre serbi i vjen hakut.
Provo dil me emer e thuma nersy at gru kurv kam per ta qi
Nuk ka me respekt pa kushte per shtazet si ti, edhe pse je shtaze nga Shqiperia. Mesohuni me kete.
Flib, kujt dreqin i sherbejne komente te tilla. Ne historine e njerezimit krijimi e kosolidimi i shteteve ka marre shume dekada, bile edhe shekuj. Shqiptaret e Kosoves kane provuar qe jane patriot e luftetare te pashoq, duke derdhur lumej gjaku per kombin e flamurin e tij. Konsideratat e ndjeshmerite politike nuk duhet te na deformojne arsyen e ushqejne gjendrrat e urrejtjes.
Flip ta qift prifti baben ta pshurrsha kryqin e ta dhi nanen ngoj
Po me Kryqin cke ti mo pithropsh? Kokra e injorantit me keq nga ky Flip me lart
Ha m..t spiun grek e serb.
kush jane shtaze?Turp,turp!!E ju qka jeni?Ju jeni rrebela qe qdo dite vriteni,vjedhni,kontrabandoni gjithqka,edhe pse jeni shtet mbi 100 vite.
Pse a kemi Ministri Mbrojtje ne? Sa Avion luftarak? sa tanke? sa mjete te blinduara? sa ushtare? sa sa sa ..... me kjtohet 1997.. se si ushtria jone u shkermoq per 24 ore... dhe te gjithe keta te ashtuquajtur "gjeneral" "kolonela" "kaptera" nuk u pane nga u zhduken. Mos e fyeni KOsoven dhe UÇK-ne me prezencen tuaj ne prishtine.
Tek A. Vucic shkoi Presidenti francez Emmanuel Macron me 12 avione supersonike qe brenda 24 oreve shkaterrojne Kosoven dhe Shqiperine; tek Al Bin Kurt Pasha shkon nje student i shigjetave mesimore te Shqiperise qe biri dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti sali Sheqere Vuk Berisha e ktheu ne mesjete.
O Dardan o Karavan. Mos e ngatero allish verishin e Makron sumes me mbeshtetjen amerikane per shqipraret o te qiva udhet.
Ti ( shqip ) mos na fyej emrin e Shqiperise , vere emrin tamam siç e keni ( koqevare )
Tarras... gjej ndonje tjeter te ta rrasi se nuk e mbuloj ate fushe fare,- ...por kjo eshte e verteta. Nese nuk te pelequ e verteta jone e hidhur eshte pune per ty. Une i kam vellezer shqiptaret e Kosoves dhe ndjehem shume krenar per faktin se jane me patriote se ne, edhe pse kane pak vite shtet (gjysem shtet) kane institucione me serjoze se ne, me pak korrupsion se tek ne,pra nukane cfar te mesojne nga ne.... sa per koqet dhe te rrasuren ..vazhdo kerko se do e gjesh ndonjerin qe ta zgjidh ate hall.,
Tarras... gjej ndonje tjeter te ta rrasi se nuk e mbuloj ate fushe fare,- ...por kjo eshte e verteta. Nese nuk te pelequ e verteta jone e hidhur eshte pune per ty. Une i kam vellezer shqiptaret e Kosoves dhe ndjehem shume krenar per faktin se jane me patriote se ne, edhe pse kane pak vite shtet (gjysem shtet) kane institucione me serjoze se ne, me pak korrupsion se tek ne,pra nukane cfar te mesojne nga ne.... sa per koqet dhe te rrasuren ..vazhdo kerko se do e gjesh ndonjerin qe ta zgjidh ate hall.,
Tarras... gjej ndonje tjeter te ta rrasi se nuk e mbuloj ate fushe fare,- ...por kjo eshte e verteta. Nese nuk te pelequ e verteta jone e hidhur eshte pune per ty. Une i kam vellezer shqiptaret e Kosoves dhe ndjehem shume krenar per faktin se jane me patriote se ne, edhe pse kane pak vite shtet (gjysem shtet) kane institucione me serjoze se ne, me pak korrupsion se tek ne,pra nukane cfar te mesojne nga ne.... sa per koqet dhe te rrasuren ..vazhdo kerko se do e gjesh ndonjerin qe ta zgjidh ate hall.,
Tarras... gjej ndonje tjeter te ta rrasi se nuk e mbuloj ate fushe fare,- ...por kjo eshte e verteta. Nese nuk te pelequ e verteta jone e hidhur eshte pune per ty. Une i kam vellezer shqiptaret e Kosoves dhe ndjehem shume krenar per faktin se jane me patriote se ne, edhe pse kane pak vite shtet (gjysem shtet) kane institucione me serjoze se ne, me pak korrupsion se tek ne,pra nukane cfar te mesojne nga ne.... sa per koqet dhe te rrasuren ..vazhdo kerko se do e gjesh ndonjerin qe ta zgjidh ate hall.,
Mardhëniet me Kosovën të shkëlqyera....!!!! Të shkërdhyera janë jo të shkëlqyera,çfar kujtoni se populli është budalla.....
KETA RRACE QIRET KUR JU DJEG BYTHA KERKOJN MBESHTETJEN E SHQIPERISE KUR NUK LEN GJE PA THEN PER SHQIPERINE RRACE E POSHTER
Ministër kukull, i një institucioni i inegzistent, që tjerr leshin e kotësisë të shqiptarëve mbi këtë tokë
Pasja vajta Gjino ne Kosove
Pasja vajta Gjino ne Kosove
Flet ne Hasoni për dashuri, Hasoni që ka dashuri me hap ambasada në Bangladesh etj për të sjellë fuqi puntor për të na zevendesuar neve qe6kemi ikur nga Shqipnia sepse nuk e duronim eren e qelbet të korruspionit dhe jo vetem. Kurse ju Z.Hason lulezoni në mes atij plehu korruptiv...
Flet ne Hasoni për dashuri, Hasoni që ka dashuri me hap ambasada në Bangladesh etj për të sjellë fuqi puntor për të na zevendesuar neve qe6kemi ikur nga Shqipnia sepse nuk e duronim eren e qelbet të korruspionit dhe jo vetem. Kurse ju Z.Hason lulezoni në mes atij plehu korruptiv...
Ministri vizitoi Kosovën për të lar mut me shurrë.Rama është.kompromituar para shqiptareve por edhe para botes me politikën dhe veprimet anti Kosovë dhe pro serb sa është aktualisht rast unik në botë.
Nuk duhet bërë asnjë bashkëpunim me kosovarët dhe kombin e kosovarëve. Ata kanë filluar ta urrejnë Shqipërinë dhe shqiptaret po na krahasojnë me serbët këto kohët e fundit!!!
Gjersa po i ndihmoni serbët kudo në politikën nderkombtare dhe po shani Kosovën s'keni ç'bën gjë më keq,veq nëse edhe luftoni në anën e Serbisë.