Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë.
Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun.
Ai tha se ia ka përcjellë atij “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”.
Ai tha se pret reagim nga BE-ja dhe “jo vetëm dënimin e veprimeve të tilla”.
“Serbia mbetet partnere e përgjegjshme e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj”, tha Vuçiç.
Një ditë më herët, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.
Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.
Ky veprim nxiti reagimin e BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Sipas tyre, ai është bërë pa konsultime me partnerët perëndimorë dhe rrezikon t’i rrisë tensionet.
Aksioni në veri u ndërmor në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të, siç thuhet, veprimeve “të njëanshme dhe të pakoordinuara”.
Të tilla konsiderohen vendimi për heqjen e dinarit serb nga përdorimi deri te plani për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Hapja e ures sjell perfitime per levizjen e lire te njerezve e mallrave, si per Kosoven edhe per Serbine, por Vucic e ka hallin qe ta destabilizoje Kosoven, duke mos e lene ate te veteqeveriset, per ti treguar botes se shqiptaret nuk dine te bejne shtet. Perendimi meqenese thote se eshte dakort me kufinjte aktuale te Kosoves, duhet ta lejoje ate te kontrolloje territorin e saj dhe jo ta kufizoje ate deri tek ura mbi Iber.
Perendimi nuk ka qene kurre dakord me kufijte e pashallekut te Al Bin Kurt Pashes. Kater komunat serbe ne veroi duhet te kalojne nen administirmin e Serbise.
@emigrant 1 - je i qarte ne strategjine serbe. 2- gabon ne strategjine e Kurtit qe nuk kordinohet me perendimin. Me veprimet dhe llafet Kurti i sherben serbit….