Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë pritet të përfundojë pa një pafajësi të plotë, por me një zbutje të mundshme të dënimeve. Ky është parashikimi i gazetarit dhe analistit të njohur Ben Andoni, i cili, i ftuar në emisionin “3D”, bëri një skanim të situatës, duke mos i kursyer kritikat edhe ndaj institucioneve të Kosovës.
Sipas Andonit, çuarja e ish-Presidentit Hashim Thaçi drejt Hagës nuk ishte thjesht një zhvillim juridik, por një goditje e mirëmenduar për ta eliminuar atë “fizikisht, moralisht dhe politikisht nga dialogu me Serbinë.”
Një nga pikat më tronditëse të analizës së tij ishte krahasimi i numrit të dëshmitarëve shqiptarë që po përdoren nga prokuroria. Andoni vuri në dukje një paradoks të dhimbshëm historik që po ndodh në dhomat e Gjykatës Speciale.
“Për Sllobodan Millosheviçin në Hagë pati 60 shqiptarë që dëshmuan kundër tij, ndërsa ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së janë 200 shqiptarë të sjellë nga akuza,” theksoi analisti.
Ai kujtoi se e gjithë gjeneza e kësaj gjykate – Raporti i Dick Marty-t – u ndërtua po ashtu duke u mbështetur në burime shqiptare, gjë për të cilën institucionet në Prishtinë duhet të ishin përgatitur shumë më mirë për mbrojtjen e krerëve të luftës.
“Kryqëzimi” i Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës
Pjesa më kritik e fjalës së Andonit kishtetë bënte me qasjen e qeverisë aktuale të Kosovës ndaj të burgosurve në Hagë. Sipas tij, zyrtarët e lartë të shtetit jo vetëm i kanë parë me cinizëm këto figura, por i kanë dëmtuar ata.
Analisti solli në vëmendje një episod të rëndë diplomatik të ndodhur në Këshillin e Sigurisë në OKB.
“Rasti i zonjës Gërvalla në përballjen me Ivica Daçiç, kur ai e falënderoi publikisht për dosjen që kishte çuar kundër ish-krerëve të UÇK-së, është tregues,” tha Andoni.
Ai e cilësoi si “të frikshme” mënyrën se si kryediplomatja Gërvalla dhe Kryeministri Albin Kurti u janë drejtuar ish-krerëve të UÇK-së. Për më tepër, ai theksoi dështimin e Ministrisë së Jashtme për të përmbushur një detyrim minimal njerëzor: atë të lehtësimit të lidhjeve dhe vizitave të familjarëve me të paraburgosurit në Hagë.
Pavarësisht kësaj klime, Andoni e sheh si një zhvillim pozitiv faktin që, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, shoqëria në Kosovë ka nisur të flasë dhe të kërkojë drejtësi për këta “4 heronj”, duke e nxjerrë këtë çështje përtej narrativës së ngushtë partiake të PDK-së.
Politika e Albinit krejt e qartë-injorim i vrasjeve serbe,60 shqiptarë gjithsej kundër Millosheviçit,maksimalizim i spiunëve shqiptarë kundër UÇK-së,200 spiunë.(kaq njihen,se janë më shumë) Besoj mjaftojnë për të treguar se kush janë kosovarët.
THUAJ SE NUK DESHTOI POR ISHIN ALBINBABA DHE NJEREZIT E TIJ BASHKE ME VAJZEN E BERISHES E LULZIM BASHOVICI QE E PERGATITI DOSJEN KUNDER UCK.....KJO ESHTE E VERTETE A....
Njerëzit që përgaditën dosjen e UÇK tash janë në kuvendin dhe qeverin e Kosovës.Albin Kurti,Donika Gërdalla,Dimal Basha,vjosa osmanka….80% e LDL,VV…
"Komentuesi" një nga ata që përkrahën miratimin e gjykatës speciale, tani e bëjnë albinin fajtor që s'bie borë dimrit, që bëhen vërshimet, që janë injoranta arrogant etj. Sie Andoni edhe "komentuesi" paguhen nga të njëjtit, që nga pushteti kishin rënë në transgjëndje dhe i shumonin milionat me tregëtinë ilegale. Është Albini që edhe gazlotësjellës hidhte ta ndalte mieatimin në kuvend, kurse tani injorantët ia lënë fajin Albin Babës.
Or ti pordha e Albinit a s'na thua c"lidhje ka miratimi I gjykates, me plotesimin e dosjeve kunder clirimtareve. Asnje serb nuk deshmoi kunder Mklosheviqit. Jane mbi 200 qelbesira shqiptare we dexhmuan kunder clirimtareve. Turpi ju mbulofte o gjakdhier!
Glauk, nuk është e vërtetë.Albini hidhte gazë edhe kur u shpallë pavarësia.Kur u miratu gjykata ,ai dhe vv as nuk mori pjesë që të votonte për jo.Krejt u pa dhe dolën sheshazi manipulimet e Albunit.
Tërë ata që gënjejnë dhe mendojnë se populli ka tru peshku e dinë dhe kanë pamjet nga Kuvendi ku Kurti dhe disa tjerë ulërinin kundër Thaçit; " Shko në Hagë”. Dihet emër dhe mbiemër kush janë shpirtshiturit dhe karrierist që dërguan dëshmi në Hagë dhe kush ka deklaruar se nëse ata lirohen ku do të mbes unë”!!! .Kjo dihet dhe ka plotë xhirime dhe shkrime nga kjo ngjarje. Formimi Gjykatës nuk ishte dëshirë por imponuan nga qarqet kundër shqiptarë – UÇK –s të prir nga PUTIN, VUÇIQ, MËRKELLKA etj. - VV Guxo nga Kosova dhe S. Berisha me disa nga PD Shqipërisë – spiun dhe argat të Serbisë e karrierist shqipfolëse që ishin kundër Trumpit të rivendos paqe. Rrena ka këmbët e shkurta dhe iu shërben shpirtkëqijave.