Protesta dhe përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu dha një mohuesi të kombit malazez

9 Korrik 2025, 13:53Rajoni TEMA
Protesta dhe përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi. Pas gati tri orësh, protesta përfundoi.

Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.

“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.

Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.

Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës.

Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila.

Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.

Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.

Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.

Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi - simbol i antifashizmit - t’i jepej Vukoviqit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrimet e veta, Vukoviq ka madhëruar Drazha Mihailloviçin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.

Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiqit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.

Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni - internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.

Krahas Vukoviqit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiç.

Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiq.

Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliç - kitarist klasik me famë botërore - refuzoi ta pranonte çmimin.

Akuza për brutalitet polico

Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiqit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.

Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës.

Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës./REL

9 Komente

  1. P
    Partizani Velo, i vogël fare

    Ore, sa mbrapa botës qenkan këta malaziasit..... . Protestojnë sepse Beqiri, ( mesa duket shqiptar i konvertuar ne serb), ka mbështetur gjatë luftës së dytë botërore fashistët dhe ka urryer partizanët............. . Po në Shqipëri është turp të thuash se gjyshi im ka qenë partizan. Dhe janë të nderuar ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin...... . Shih si nderohen ata që shkuan në Romë dhe i dhuruan kurorën e Skënderbeut, Perandorit fashist, Viktor Emanuele III.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tuzi Mal i Zi

      "Partizan Velo, i vogel fare", Nuk eshte shqiptar Beqir Vukoviqi por eshte i ashtuqajtur boshnjak-shkja me besimin muslimna. Ti je sikur ky shkjau Beqir, mut qe qelbesh. Per ty fajtor kujdestar jane shqiotaret, qen bir qeni qe ha buke je Shqiperi dhe leh antishqiptarqe!

      Përgjigjjuni
      1. q
        qe te kuptosh

        Nuk ka asgje "antishqiptare" aty! Po te thote se profashistet jane antishqiptare dhe jo e kunderta. Kuptove? Apo po ha pilaf me fasule?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirane

          Antishqiptaret me te pernetuar jane slavokomunistet shqiptar qe u ben piune te ideologjove sllavorusopartizane. Slavokumunistet jane qelbesira vegla qore ne duarte e spansllavistve qe uzurpyan tokat shqiptare dhe ende sot nuk ndalen se pretenduari deri sate te pushtojne tokat shqiotare. Injoranca poashtu wshte aleat i antishqiotarve.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qe te kuptosh

            Dukesh si I PADITUR KLASIK, i pashkolluar dhe trushpelar. Mos qofte e thene, po ashtu dukesh. Ose ose, ke goditur koken pas murit nga inati i keq. Qe ta dish, komunizmi si ideologji nuk ka asnje lidhje me sllavet, keshtuqe emertimi "sllavokomunist" eshte shprehje e idiotizmit dhe e padijes, mos e perdor me, se pergjithesisht perdoret nga pseudopatriotet - ish bashkepunetore te UDB-se. Sa per informacion, ideologjia komuniste ka lindur ne Evropen perendimore (ne Gjermani) dhe shteti i pare komunist ne bote eshte krijuar po ne Evropen perendimore (Komuna e Parisit). As gjermanet e as francezet s'kane lidhje me sllavet! Pas Luftes se dyte Boterore shume vende te Evropes u bene vende komuniste, por vetem nje pjese e tyre ishin popuj sllave. Kishte shume popuj te tjere qe nuk ishin sllave (rumunet, hungarezet, shqiptaret, gjermanet, moldavet, armenet, azeret, gjeorgjianet, ...). Te mos themi qe komuniste ishin dhe vazhdojne te jene force e madhe politike ne gjithe Evropen perendimore, atehere dhe sot (Itali, France, Spanje, Portugali, Evrope qendrore e veriore). Keta popuj s'kane lidhje me sllavet. Po ashtu edhe ne bote, shume vende u bene komuniste dhe ata popuj nuk ishin fare sllave (kinezet, koreanet, vietnamezet, kubanezet, disa vende afrikane ...). Pra me 2 - 3 fakte fare te thjeshta, ti duhet te kuptosh fare qarte se nuk ekziston ndonje dicka e quajtur "sllavokomuniste". Nese ti je i bindur psh se edhe kinezet jane "sllavokomuniste", atehere po, edhe une jam dakort qe ti ke nevoje per vizite mjekesore! Nderkohe le te flasim pak per sherbetoret e sllaveve dhe kush jane ata qe shiten tokat shqiptare! Tokat shqiptare u copetuan ne vitin 1913 nga Fuqite e Medha, nderkohe qe komunistet shqiptare filluan te krijohen si levizje politike rreth viteve 1930 dhe erdhen ne pushtet ne 1945. Pra keshtu, per aritmetike, kot sa pet ta kuptuar, ne 1913 qe u copetua Shqiperia, komunistet ende nuk ekzistonin. Kupton? Pra fajin per copetimin e trojeve shqiptare nuk e kane komunistet se nuk ishin formuar ende, as Enveri, qe ishte vetem 5 vjec ne vitin 1913. Apo eshte shume e veshtire per tu kuptuar? Por por, cfare bene nga ana tjeter ata anti-komunistet shqiptare qe thua ti? Psh cfare beri Zog-u i gomarit? Bashkepunoi me serbet, rrezoi me ndihmen e ushtrise serbe qeverine e Fan Nolit ne 1924, ku per here te pare dhe te vetme ne histori, ushtria serbe eshte futur ne Tirane. E beri Zogu jot, kurre mos e harro, ai qe ishte antikomunisti me i madh shqiptar. Po cfare beri tjeter? U fali tokat e Shen Naumit dhe Vermoshit, si shperblim per ndihmen qe serbet i dhane qe te vinte ne pushtet. E kuptove tashme se kush ka bashkepunuar me serbet? Apo s'di shkrim e kendim? Pastaj ky Zocka bashkepunoi me fashistet e Duces, mirepo i beri llogarite gabim torrollaku dhe nje dite ja mbathi vrapit, vodhi arken e shtetit dhe a la Shqiperine ne duart e fashisteve. Mirepo c'ndodhi ne 1939, pasi u pushtua nga Italia? Deputetet e Zog gomarit, u mblodhen ne Asamblene Kombetare dhe ja falen atdheun Mbretit te Italise. Jane te gjitha, me emra me mbiemra me dokumente me filmime. Se mos ke ndonje dyshim, se dukesh si i pashkolle, prandaj te pyes. Pra Shqiperine e zhduken nga harta, s'kishte me shtet shqiptar, ishte vetem nje province e Italise. Kete e bene profashistet e tu, apo hic s'kupton? Tani ti do thuash : po komunistet cfare bene kur erdhen ne pushtet ne 1945! Po ja ta them une : shteti shqiptar qe kishte fituar pavaresine ne 1913-n, u be prape shtet i pavarur dhe sovran. Asnje cm toke e shtetit shqiptar nuk ju dha askujt ne vitet e shtetit te udhehequr nga komunistet (1945 - 1990), teresia territoriale ishte e paprekshme dhe ruhej me fanatizem dhe gjak nga shteti Askush nuk guxonte! Madje territori i shtetit shqiptar u shtua me toke te re, kur per here te pare ne histori, ne vitin 1945 u cuan forcat e armatosura shqiptar atje dhe Ishulli i Sazanit ju bashkua trojeve shqiptare (deri ne ate kohe i perkiste Italise). Po cfare tjeter? Per here te pare ne histori, ne 1946 u krijua Krahina Autonome e Kosoves (statusi u forcua pastaj ne 1968 dhe 1974). Edhe kjo berthame shteterore shqiptare u krijua nga komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves) dhe eshte baza ligjore dhe faktike ku u mbeshtet dhe u formezua pavaresia e sotme e Kosoves. Edhe UCK-ne e kane formuar komunistet, jo profashistet e tu. Nuk e kupton? S'ta kam fajin une! Edhe mos u merzit, po thjesh veje mendjen ne pune. Se kendveshtrimi yt nga maja e malit, eshte si e t'jemes se Zeqos nga maje te thanes.

            Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Nuk e mare vesh ne Mal te Zi ka pasur perleshje te dhunshme sepse i eshte dhene nje çmim nje shkrimtari? Sipas asaj qe lexova revola eshte nxitur nga fakti qe shkrimtari nuk ishte me bindje politike te njejta me protestuesit! Per ata qe nuk e dine historine ne ish Jugosllavine e pushtuar nga gjermania, italia etj ushtaraket e politikanet pro monarkut krijuan çetat ushtarake çetnike qe luftonin si kunder pushtuesve te vendit te tyre e kunder komunistave. Ishte nje levizje ushtarake nacionaliste pro monarkiste, anti komuniste, anti shqiptare e serbeve dhe malazezeve. Gjithsesi fakti qe politika spekullon me historine e letersine eshte e turpeshme.

      Përgjigjjuni
      1. h
        heu bre

        O GOMAR, cetniket ishin bashkepunetore te fashizmit. Psikopat!

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Çetnik (BKS četnik) në fillim përdorej për të emërtuar pjesëtaret e një çete serbe. Në vitin 1920 u krijua zyrtarisht nga Kosta Peçanac një organizatë çetnike me veterane nga njësitë guerile që ai kishte komanduar gjatë Luftës së parë Botërore. Gjatë Luftës së dytë botërore me termin “ çetnik” kuptohej lëvizja konservatore e qëndresës , e krijuar nga koloneli i ushtrisë jugosllave Drazha Mihailoviq, një lëvizje rivale ndaj asaj të partizanëve komunistë të Titos, Në vitet 1990, termi i referohej paraushtarakëve dhe luftëtarëve nacionalistë serbë në konfliktet etnike në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë Çetnikët për një periudhë të gjatë, veçanërisht në shekullin XIX, çetnikët ishin sinonim i luftëtarëve për çlirimin kombëtar dhe rezistencën e popujve të Ballkanit, veçanërisht serbëve, në luftën kundër Perandorisë Turke. Ata u emëruan pasi njësia e tyre bazë ishte një trupë, dhe skuadrat e tyre zakonisht quheshin Duka-Vojvoda. Ky term, tanimë përçmues, përdoret për të identifikuar serbët nacionalistë të linjës së ashpër.

        Përgjigjjuni
        1. h
          heu bre

          Po ta perseris : O GOMAR, cetniket ishin bashkepunetore te fashizmit. Psikopat!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje