PSD në Kosovë protestë me pankarta kundër Asociacionit

25 Mars 2023, 15:10Rajoni TEMA

PSD në Kosovë protestë me pankarta kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate në Kosovë zhvilloi sot një protestë kundër Asociacionit. 

Ata protestuan me pankarta, ku në njërën prej tyre shkruhej: “Vetëmenaxhimi = Asociacion".

Gjatë javës, aktivistë të partisë kanë qenë aktivë me një sërë aksionesh.

Fillimisht, ata kanë gjuajtur me tortë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa në videon e postuar në rrjete sociale shkruajnë: “Tortë e milkshake për Zajednicën.

E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.”

Aksioni ka vijuar me akuza ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilin PSD e akuzon për qëndrimet politike.

3 Komente

  1. V
    Vangjel Kotorri

    Ish zagari i Albinit që u votua nga vetëm 113 persona në zgjedhjet e fundit, po bënë protesta "masive" me nga 20 veta. Derisa për gruan e tijë kujdeset Rama dhe ca miq të tjerë, ky lehë rrugëve dhe pseudotryezave. Si duket iu harxhuan lekët që i mori për punën e dështuar. Kush lindet dështak, përfundon si i tillë. Sytë e tijë prej bretkose, e bëjn qenin edhe më të shëmtuar.

    1. T
      Tironsi

      Ish po nuk eshte me mire vone se kuŕre,Albini ju ka erresuar syte , ai ka meriten vec per sherbimin qe i ben Vucicit dhe qe percau shqiptaret

    2. v
      vetëfundosje

      Komentim shumë i ultë dhe primitivë soji rrugaqësie.

      Lini një Përgjigje