Kosovari që është dakort me Asocacionin, edhe me Ballkanin e Hapur

24 Mars 2023, 13:00Rajoni TEMA

Kosovari që është dakort me Asocacionin, edhe me Ballkanin e

Kosova përfitoi nga fakti që bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se ishte tepër vonë për të ndërhyrë në Bosnje, thotë Shkëlzen Maliqi, analisti i njohur pavarur kosovar. Sipas tij, “për këtë arsye, autonomia e komuniteteve serbe në Kosovë, çfarëdo forme të jetë, nuk do të bëhet Republika Srpska e re”, shkruan Al Jazeera.

Që nga pavarësia në vitin 2008, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar, duke shkaktuar shpesh shqetësim për përshkallëzimin e ri. Tani ngjall shpresë marrëveshja nga Brukseli, e arritur në fund të shkurtit, në të cilën Beogradi zyrtar dhe Prishtina u angazhuan për normalizimin e marrëdhënieve, në këmbim të mbështetjes ekonomike nga BE dhe integrimit më të shpejtë evropian. SHBA që në fillim e kanë mbështetur fuqishëm planin franko-gjerman, të cilin ndërkohë Bashkimi Evropian e ka miratuar si propozim të saj për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

E ndërsa të dyja palët pajtohen se kanë nevojë për paqe dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik, si Serbia ashtu edhe Kosova kanë vija të kuqe: për Beogradin është bashkësia autonome e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe për Prishtinën është njohja serbe e Kosovës si e pavarur. Kosova deri më tani i është shmangur pranimit të formimit të një komuniteti të komunave serbe sepse nuk dëshiron t’u sigurojë serbëve një asociacion që do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të dukej si një entitet i Republika Srpska në Bosnje, si burim i shpeshtë i destabilitetit.

Sipas Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, një formë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet shumë shpejt, tashmë në prill apo maj të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vjeshtën e vitit 2024 dhe faktit se është e rëndësishme për Biden që kjo çështje të zgjidhet në fushatë.

“Është Amerika ajo që ka nevojë për një lloj marrëveshjeje dhe administrata (Biden) ka më pak kohë për shkak të zgjedhjeve presidenciale,” tha Janjiç.

Por a do të imponojë Uashingtoni, për shkak të mungesës së kohës, zgjidhje jopopullore ndaj Serbisë dhe Kosovës, pasojat e të cilave mund të ndihen në të ardhmen, si në rastin e Bosnjës?

Dokumentet e deklasifikuara nga periudha e luftës në Bosnje, si dhe intervistat me disa pjesëmarrës në ngjarje, tregojnë vendosmërinë e presidentit amerikan Bill Clinton dhe ekipit të tij të politikës së jashtme për të gjetur një zgjidhje për luftën trevjeçare në Bosnje me çdo kusht, madje edhe para fillimit të fushatës për rizgjedhjen e tij në vitin 1996, njoftoi më herët gazeta britanike The Guardian.

“Edhe nëse do të thotë të shpërblehen liderët serbë të Bosnjës për politikën e spastrimit etnik duke u mundësuar atyre të përmbushin qëllimin e tyre – shkëputjen,” thuhet në dokumente.

Lufta në Bosnje përfundoi në nëntor 1995, një vit para rizgjedhjes së Clinton-it, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Ohajo. Marrëveshja përfshinte gjithashtu formimin e Republika Srpska, një entitet brenda Bosnjes, me fuqi të mëdha, duke përfshirë mundësinë e bllokimit të vendimeve të qeverisë qendrore në Sarajevë. Metafora e shmangies së “boshnjakizimit të Kosovës” përdoret sot jo vetëm nga politikanët nga Kosova, por edhe nga figura të shumta me ndikim në Perëndim.

“Rrethanat janë të ndryshme tani, nuk mund të bëni paralele (me vitet 1990)”, thotë Maliqi për Al Jazeera-n.

“Kosova ‘përfitoi’ në vitet ’90, kur u realizua gabimi me ndërhyrjen e vonuar në Bosnje. Tani vetëqeverisja apo autonomia e serbëve në Kosovë, çfarëdo forme të jetë, nuk mund të bëhet Republika Srpska”, tha Maliqi.

Marrëveshja e panënshkruar që u arrit fundjavën e kaluar pas 12 orësh negociatash në Ohër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe përfaqësuesit special Miroslav Lajçak, për Maliqin është “kompromis i përkohshëme, i cili nuk është perfekt, por mundëson zhbllokimin e dialogut shterpë, i cili ka vite që vazhdon”.

Çelësi për zgjidhjen e destabilitetit në Ballkanin Perëndimor Maliqi e sheh në hyrjen e rajonit në “Ballkanin e Hapur”, si dhe në pranimin e të gjithë anëtarëve të saj në NATO, përfshirë Serbinë, pavarësisht kundërshtimeve të një pjese të politikës dhe publikut të vendit.

“As Greqia nuk u bashkua me dëshirë në NATO. Dhe atje bredhin kisha, nacionalistët dhe komunistët, kështu që u deshën disa dekada që të mësoheshin me demokracinë”, argumenton Shkëlzen Maliqi. /tesheshi.com/

21 Komente

  1. E
    Enea

    Shqiptaret e Kosoves thone se babai i ketij Maliqit ka qene me policine serbe dhe shume i dhunshem ndaj shqiptareve. Une nuk e di se nuk jam nga Kosova, por keshtu kam degju.

    1. M
      Marko Polo

      Babai i Shkelzenit, Mehmet Maliqi ka qenë komunist dhe ish partizan. Mbas demonstratave të vitit 1981 u bë sekretar(ministër) i punëve të mbrendshme në Kosovë. Nga kjo kohë i ka dalë nami i keq në Kosovë sepse janë burgosë ata që propagandonin Republikën e Kosovës. Sigurisht që Kosova nuk ka pasë mundësi të bëj politikë në kundërshtim me politikën e Jugosllavisë. Shkelzeni e ka studiu filozofinë në Beograd dhe e njeh mentalitetin serb mirë.

      1. B
        Buda

        Keshtu kam degju thote ky thahsethemaxhiu i helmet. Kosovaret duhet te kuishin degjuar Ashim Thacin, nuk e besuan; kosovaret duhet te degjonin Edi Ramen, nuk e besuan, i thane tradhtar; degjuan Kurtin, tani ta gezojne Asociacionin serb brenda Kosoves. Ka edhe pak kohe, degjojeni Edi Ramen se eshte diplomat kalibri boteror.

        1. g
          goni

          o kar me zile rama e ka pershendetur marreveshjen e mundshme te ohrit o idiot ...po te ishte si thua ti rama do ishte kunder saj o injorant funksional....

      2. L
        Loran

        Duket qe ne surrat ca bythqiri qeka ky qorri

        1. D
          DRENICA E KUQE

          Grada me te medha se baba i vet, Mehmet Maliqi, ka pase n’UDB ky Shkelzen Maliqi!... Kjo eshte e verteta. DRENICA E KUQE

          1. M
            Mergimtari

            I nderuar pak paske dëgjuar megjithatë po e ndijesh dhëmbjen e familjeve dhe personale tona nga UDB-shi Mehmet Maliqi.

            1. E
              Eni

              Maliqi e ka deklaruar qe eshte per ish Jugosllavine....e ka Ende keshilltar Rama?

              1. N
                Noci

                Ato qe thote Maliqi jane menyra ma e mire per te filluar te jetoje e qete Kosova .Ne fakt ky eshte pikësynimi amerikan dhe i BE,asociacioni nuk do te jete i modeleve serbe por i varur nga kushtetuta e Kosoves.Pastaj s'ka qene polic baba i ketij ,ne Kosove shumica dërmuese e administratës ka qene shqiptare se popullsia shqiptare eshte 95 perqind shqiptare dhe ai polici ku ka patur me gjete te tjere me rrah

                1. D
                  Dardania

                  Noci, moedli evropian eshte provesi i Berlinit. Open B(y.tha)llkan eshte projekt i shkjaut per te pengu procesin e Berlinit. Shqiperia e cunguar le tia hap kembet dhe bothen para shkjaut. Edhe ashtu klysht e Mugoshes e Miladinit po ji sundojne qe 70vite. Kaq servil e pa dinjitet para shkjaut.

                2. P
                  Pogradecari

                  Me ne fund dolli nje kosovar qe eshte dakord me Ballkanin e hapur....sepse ata anadollaket e tjere koqevare jane kundra...Koqevaret turq me kollaj e kane ti bashkohen turqise sesa te pranojne Ballkanin e Hapur.

                  1. R
                    RAIFI

                    POGRADECARI Si dukët je nga Pusteci (Liqenasi)me origjin sllave,andaj të pëlqen një pro serb,mik i Edi Ramës që po e ngrehin çerdhën serbe në Shqipëri.

                    1. Y
                      Ylli

                      ja rrofsh koqet kosovareve, e anadolli ti qift robte, jemi dakord Pogradekar?

                      1. P
                        Prishtine

                        Sa dashni per mu bashku me shkjaun kta shqiptar te mjer. Po tash po bindemi sa te mjere e fukarenje ne koke qenkan. Kaq perulesi para ćetnikve shkije. Knaqen shkijet tu qesh, ne Beograd thojne ne shipmi jane vlleh e cigane. A eshte e mundur?

                      2. F
                        Fuad Cela Verzheshtes

                        Kosovari me i poshter spiun i UDB- se keshilltare i Rames , krushku i malokut te Tropojes Mehmet Elezi Sek. K. Q. te B. R. P. Sh. Miku i Sali Vicidolit. Maliqi bytheqire familjarish shebetore te Serbise turp o Shqiptre te Shqiperise dhe te Kosoves. Grupi i UDB- se, Tirane -Prishtine felliqsira te Kombit

                        1. P
                          Pensionisti i Porcelanit

                          ramiz Aline, Mehmet Elezin, Sali Berishen e agjente te tjere te Serbise i donte Enveri...

                        2. R
                          RAIFI

                          Babai i këti halabaku ka qenë shef i UDB-së për Kosovë dhe e ka que lartë e më lartë politikën serbe për dhunimin dhe çfarosjen e shqiptarëve.Ky Shkëlzeni shumë kohë ka jetuar në Beograd ku edhe është shkolluar ku edhe ka heq dorë nga shqiptaria.Tani ka gjet strehim të Edi Rama ku po vazhdojnë politikën pro serbe në Shqipëri se në Kosovë nuk i shitën përrallat.

                          1. G
                            Gjakovë

                            Bijt e Duśan Mugoshes e Miladin Popovićit duan ti hyjn ne b.the shkjaut. Duan ti hapen shkjaut. Legenat, prandaj skane shtet qe 110 vjet. Edhe pse e shpallen shtet te cunguar sa per b.the te vet prap as ate cope vendi smunden ta bejne shtet. Varfnjak e refugjate mbeten. I çveshi Nano, Berisha, Meta e Rama...madje edhe Monika kryemadhi i ka sunduar e plaqkitur brutalisht. Vdiçen per dashni ndaj hasmit.

                            1. I
                              I TORTURI NGA UBA

                              Mehmet Maliqi emri figurativë i sigurimi CUKULI është më mesin tre agjente më anti kombëtar të Sigurimit shtetëror Serb dhe Jugosllavë - UDB dhe KOS i cili për më se 40 vite dhe mbahet mend si soji më gjakatar kundër shqiptareve bashkë me Mehmet Shoshin, Shefki Oznën etj. Ky bir m...ti përveç si agjent-spiun dhe torturues ishte edhe Ministër i SPB - UDB për Kosovë që ka bere krime, burgosje edhe keqtrajtime ndaj tyre edhe familjarëve të tyre. Ketë njohin mirë patriotët kohës dhe për brutaalitetin fizik dhe epsikik që iu ka berë. I biri Shkelzeni për fate keq ka vazhduar rrugën e babit me forma tjera dhe fatkeqësia madhe qe është këshilltar i Ramës.

                              1. M
                                Mitrovicë

                                Cfare gjendje eshte ne kokat e ktyne te Shiperise Londineze. U mbeten syte hapur qe te bashkohen me shkjaun. Mentalitet i prisht, shpetimin e shohin te bashkomi me shkjaun. Kaq te mjere i bere keta njerz ne Shiperi o Zoti yne?

                                1. S
                                  Shmil Gërguri Pollogasi

                                  ...kur, në mos u bëftë kurrë, BAKLLAVA e HAPUR të bëhet sipas muzikës serbe do kërkojnë që edhe Gjirokastra është e tyre ngase në shtëpitë janë instaluar tuba - prodhime të Serbisë. Stër/nipërit shqipfolës të Miladinit e kanë në shpirt OPEN BAKLLAVA-në.

                                Lini një Përgjigje