Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

16 Prill 2026, 13:30Rajoni TEMA
Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTV se Kosova nuk është më në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare si dikur, ndërsa theksoi se krizat e brendshme politike kanë ndikuar në këtë situatë.

Minxhozi u shpreh se dikur Kosova ishte një nga prioritetet kryesore të diplomacisë perëndimore, ndërsa sot ka kaluar në plan të dytë apo të tretë.

“Dikur Kosova ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa sot ka kaluar në plan të dytë apo të tretë. Kjo është një situatë që duhet të na shqetësojë,” tha ai.

Sipas tij, mungesa e unitetit politik është një nga arsyet kryesore që ka çuar në këtë situatë.

“Kur politika është e përçarë, edhe mesazhi që jepet jashtë është i dobët. Kosova nuk ka luksin të qëndrojë gjatë në kriza politike,” theksoi Minxhozi.

Ai u ndal edhe te procesi i zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit.

“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces që garanton stabilitet. Pa stabilitet politik, është e vështirë të ecësh përpara,” u shpreh ai.

Minxhozi theksoi gjithashtu se Kosova duhet të shfrytëzojë më mirë momentet ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin politik.

“Ky është momenti që kërkon bashkëpunim dhe vizion. Vetëm kështu Kosova mund të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar,” përfundoi ai.

5 Komente

  1. P
    Pergezime Qemal Minxhozi

    Qemal miku im, ju i njihni mire dardanet, te dy kemi punuar ne Prishtine. Sakte do ishte te themi se me Kurtin ne krye dhe Gervallen pas tij, Kosova jo qe rrezikon shume por mundet edhe te rikthehet perfundimisht nen Serbise, konsideruar ketu gjeostrategjine sot. Kurti e Gervalla kane kthyer LVV kunder Shqiperise, dhe kjo eshte fatale per dardanet!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Kosova e ka marre rrugen e mutit dhe s'do t'ja dije. Vafshin ne te mbare te tyre, por te behet kujdes se po futin hundet e qelbura ne punet e Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I re ne koke

        Bravo Muni qe e vure ne pah kete. Qelbesirat realisht fusin hundet ketu e perpiqen te prishin pune judo munden. Dezinformata, sabotazh turizmi dhe ndeshjesh futbolli dhe me nje urrejtje te fshehur

        Përgjigjjuni
      2. R
        Ringjallja pellazge

        Zotni Mingjozi, zotni Mingjozi, nuk duhet me u shqetsu. Kena shtetin ton t'pamvarnun, qeverin n'detyre e kena zvendsu me at qe don SOVRANI, Osmanken e kena hek, dhe SOVRANI ka vendos me pas president n'detyre. Zonja Allbulleni e kryn ma smiri detyren. Nuk duhet me harru se per Allbullenni kena ba 60 e kusur votime n'parlament siç e ka dash vet SOVRANI. Europit i kena tregu se demokracia ka funksionu ma smiri.Jena n'kontakt me tan faktorin politik me gjet presidentin e pranushem, siq po e don SOVRANI. Mujtemi me shku n'votime po ta kekoj SOVRANI. Sa per rrezikun e shtetit, nuk e kena fort majrak. Kena 10 vite n'pushtet dhe Kosova ka fitu nje njohje. Pasha zotin edhe ket njohje s'po e dojshna, por e ka ba Osmanka. Shteti osht me sigurt se kurre ma pare. Ala e kena venin e sigurt n'bashksin e vllaznve tan shki. Shkiet na kan majt me buk par zotin, hakun duhet me u dhan. E na shiftaret nuk duhet peshty n'buken që ham bre. Nuk duhet me kan besthym. Shkit punojne fort, na dun fort dhe hudhin pare t'modhe par zotin, s'po dun me rrejt. Populli don pare me nejt dhe shkit pagujne bre. N'kofe tan diten, me spiunu njani tjetnin ene rroga rritet bre. Duhet me kupta se tan kena spiunu UQK_en. Ata kan kry krime. Per Sllabodani shum pak kan shku me e denoncu. Tan e dijshim se Sllba na ka dasht fort. Per UQK_en kana ken tan gati me deshmu per krimet qi kan kry. Tash qeverria me mu kry dhe Allbullenin n'detyr, asht duke investu fort me ngrit pak imazhin e shkinave. Bota duhet me dit se na jena tuj diskriminu, dhe nuk jena gati me afru nonje status t'veqant. Jena tan gati me shku t'barabort ne Atdheun ton t'vertet. Kena pas udheheqs t'ditun ma s'pari i nderumi Qosiq Dobiça. Ai na ka nricue udhan to. T'bashkmi vllaznimit BORO-RAMIZ.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maqo Voskopoqiri

          Si nuk u zhuk kjo dinastia Mutjone Minxhozi qe nga Beqiri i Enverit...e me radhe..ky Qemoli ben si analist turp te kete qene ambasador nje bari dhish nga Mutjoni..( Burrel )

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje