Raporti i Dick Marty, Begaj: UÇK, faqe e ndritur e historisë së përbashkët! Asnjë raport i trilluar nuk njollos gjakun e shqiptarëve

15 Gusht 2022, 12:15Rajoni TEMA

Raporti i Dick Marty, Begaj: UÇK, faqe e ndritur e historisë së

Presidenti Bajram Begaj në konferencën për mediat me homologen Vjosa Osmani në Kosovë ndër të tjera komentoi edhe raportin e Dick Marty duke thënë se UÇK është faqe e ndritur e historisë së përbashkët që bën krenar çdo shqiptar.

Begaj shtoi se raportet e trilluara nuk do njollosin gjakun e shqiptarëve.

“Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Ky është amaneti dhe trashëgimia solemne e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit; e çdo luftëtari të UCK-së, e çdo kulm-kulle në çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Republika e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri.

UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.  Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.  Ndamë sot të njëjtin qëndrim me Presidenten Osmani se Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Begaj.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Po të mos kishim folur dhe kondanuar masakrën e Srebenicës në parlamentin tonë, ky raport duhej të përpilohej dhe hidhej poshtë nga parlamenti BE-së, por si gjithmon e kanë me të futur në politikën international ndaj vëndit tonë.

    Lini një Përgjigje