Ky person që po ngjitet skelave quhet Drashko Stanivukoviq. Është kryetar i Banjallukës, kryeqytetit të entitetit serb të Bosnjës. Stanivukoviq po ngjitet skelave për të vendosur në fasadën e një shkolle emrin “Kosovo i Metohija”.
Më parë drejtoresha e shkollës ndërhyri dhe e kundërshtoi Stanivukoviqin duke i thënë se shkolla quhet “Vuk Karaxhiq” dhe jo “Kosovo i Metohija”. “Drejtoreshë, a është kjo Shqipëria apo Republika Srpska? Republika Srpska. Atëherë do të quhet ‘Kosovo i Metohija’. Mjeshtër, ngjituni lart, unë do ngjitem në skela, do të shkruhet dhe asnjë ministri nuk do të mund ta heq”, tha Stanivukoviq.
Kjo komedi çetniko-nacionaliste më kujtoi disa detaje nga një studim i një historianeje boshnjake mbi vitet e para dhe gjatë luftës në Banjallukë. Më 3 mars 1991 në këtë qytet u mblodhën 50 mijë serbë dhe serbe për të kërkuar luftë. Para tyre foli Jovan Rashkoviqi, psikiatër dhe lider i serbëve të Kroacisë. Rashkoviq tha: “Lumi Una nuk i ndan banorët e Krajinës nga Kroacia prej krajinasve të Bosnjës. Una nuk është kufi. Do ta pimë dhe ajo kufi nuk do të jetë!”
Një lider politik i trajton 50 mijë njerëz si dele apo lopë dhe ju bën thirrje ta shterin lumin duke e pirë në mënyrë që të mos ketë kufi mes serbëve. Në fillim të fjalimit të tij Rashkoviq u bëri thirrje pjesëmarrësve në miting: “Shiteni një lopë dhe blijeni një pushkë”.
Por ka edhe shembuj të tjerë, sepse në Banjallukë moti mbillet rasati i budallallëkut serb. Gjatë luftës ishte praktikisht e ndaluar ngjyra e gjelbër, sepse ajo gjoja simbolizonte islamin dhe myslimanët. Ata duhej të zhdukeshin bashkë me këtë ngjyrë.
Andaj, sipas historianes boshnjake Armina Galijash, e cila ka doktoruar në Universitetin e Vjenës, politikanët lokalë serbë u përpoqën t’ia ndryshojnë ngjyrën lumit Vërbas, i cili kalon nëpër Banjallukë.
Uji i këtij lumi ka një ngjyrë të gjelbër në të errët. Të marrët e Banjallukës hodhën ngjyrë të kaltër në lumë për ta “serbizuar” atë. Ishte e rrezikshme që në Banjallukë të shiheshe duke drejtuar biçikletën me ngjyrë të gjelbër apo të bartësh rrobe të gjelbra. Një gazetare e gazetës “Glas” e kritikoi një aktore për shkak se ajo gjatë një shfaqjeje të teatrit studentor barti një fustan të gjelbër. Drashko Stanivukoviqi, i cili u fotografua dhe incizua duke u kacavjerrë skelave për t’ia vendosur një shkolle emrin “Kosovo i Metohija”, mentalisht ende është aty ku ka folur Jovan Rashkoviqi më 1991 – ndonëse Stanivukoviqi u lind dy vite më vonë, më 1993. Por kurrë s’është vonë të sillesh si hajvan politik.
Stanivukoviqi është, realisht, figura që simbolizon më egërsisht trashëgiminë e ultranacionalizimit serb. Pini ujë në lumin Una, shitni lopë dhe blini armë – ose ngjitu skelave për sllogane nacionaliste. Banjalluka është këmbëngulëse në moçal. (Enver Robelli)
Une them qe nuk e kane trashegimi te fresket etjen per gjak ....e kane te shkruar ne gen qe te kafshojne majtas e djathtas si qen te terbuar... Historia jone e provon me se miri
po me skiptaret qe nderojne varret dhe xhamite e turqve qe kryen masakra ne Arberi pse se hapni gojen?