Mbi 3 mijë persona kanë marrë pjesë në një tubim në Selanik, për të kundërshtuar kartat e reja të identitetit që do të shpërndahen në Greqi nga 25 shtatori.
Manifestuesit valëvisnin flamurin grek dhe mbanin banera kundër dokumenteve të reja, të cilat dyshohet se do të mbajnë edhe një qark që do të tregojë vendndodhjen e poseduesve.
Qytetarët pretendojnë se kjo praktikë shkel të dhënat e tyre personale.
“Do të kthehemi në një shoqëri Orwellian-e. Do të kemi një dosje të madhe digjitale me të dhënat personale, jetën private, të dhënat mjekësore, punën, gjithçka. Do të shkojmë diku dhe kjo do të regjistrohet. Për mua është e papranueshme”, deklaroi një protestues për mediat greke.
Ndërkohë që një tjetër qytetar u shpreh: “Karta do të mbajë numrin e sigurimit social, pagesat e taksave dhe të dhëna të tjera. Qeveria do të mund të shtojë për nevojat e saj çfarëdo të dhënash që dëshiron. Por ne nuk do të jemi në gjendje t’i lexojmë ato pavarësisht se do ta kemi këtë kartë”.
Disa qytetarë të tjerë i cilësojnë kartat e reja biometrike si një hap drejt “skllavërimit” të qënies njerëzore.
“Ata po përpiqen të imponojnë përmes kartave biometrike skllavërimin e qënies njerëzore, duke vendosur një kontroll absolut. Do të bëhemi si tek “Big Brother”, prandaj dhe po protestojmë”, tha qytetari.
Kartat e reja të identitetit do të përmbajnë të dhënat e zakonshme si emrin, emrat e prindërve, adresat, ndërsa grupi i gjakut do të jetë opsional.
Kryeministri Qirjakos Micotaqis deklaroi në mbledhjen e fundit të kabinetit të tij se dokumentet në fjalë janë pjesë e një sistemi të përbashkët identifikimi evropian, që do të bëhet i detyrueshëm.
“Nuk do të flas me detaje për lajmet e rreme që disa njerëz qarkullojnë. Ata janë një pakicë e shoqërisë greke. Kartat e identitetit nuk do të kenë as qark, as kamera, as mikrofonë dhe as gjëra të tjera që mund të dëgjohen. Qytetarët nuk duhet të bien viktima të talljeve”, deklaroi Mitsotakis.
Arqipeshkvi ortodoks Ieronimos ka deklaruar se Sinodi i Shenjtë i Kishës do të dalë brenda pak ditësh me një deklaratë lidhur me kartat e identitetit, për të cilat është planifikuar një tjetër protestë, fundjavën e ardhshme në kryeqytetin Athinë.
Kanë plotësisht TË DREJTË. Pasi kartat e reja të identitetit kanë sistem sistem survejimi të vendndodhjes (GPS) ..
Kartat e reja do të kenë sistem gjetjeje të vendndodhjes (GPS) dhe këtë e ka pohuar vetë Ministri I qeverisë Micotaqis ,zoti Pierakaqis në kuvendin grek. Ai ka pohuar se në fillim sistemi GPS do të vendoset në kafshët shtëpiake dhe më PAS TEK NJERËZIT. Pra z.Micotaqis Mashtron duke thënë se nuk do të kenë sistem GPS.
300 vjet mbrapa nga bota e civilizuar keta dylberet greke. Karta e bankes ka cip, pasaporta ka cip ,telefoni ka cip.Gjith bota e civilizuar I ka keto standards qe e ndimojne njeriun ne jeten e perditeshme
Bravo arrif! Ty po te.q*n ne by*th, po te vjedhin, po te helmojne,po te rrafin,po te vrasindhe ne fund te tallin(jo vetem tani po gjate gjithe historise) dhe ti jo vetem nuk çohesh jo vetem nuk thua nje fjale po dhe i duartroket. Je jo 300 vjet perpara po 300000000 vjet.Rrot cari. Rrace muti!
Ma rac muti se ti o evgjit anadolli ska . Bythzi i Sirise e Egjiptit sperme tourkoarabe .
Artikull keq-informues. Nuk ka demonstrata masive. Kishte 3 mije njerez. Injoranca eshte ngjitese si muti mbas kepuce. Pra se te flisni per gjera we nuk i kuptoni beni nje edukim cfare eshte GPS dhe si funksionon. Minimumi do duhej qe karta te kishte rryme per te qene e afte te dergoje sinjale vendodhje. Simbas teorise se te pashkolliarve qe nu ka ardh dita te kene 5 minutat e fames fale i ternetit - kartat duhet te kene te pakten nje bateri dhe nje transpoder. Injoranca eshte bere masive por dikur fshihej skutave sot ka i ternet dhe te nxjerr syte me budallallikun e vet. Or palla; te gjithe keni nga nje celular, karta bankare, adresa, makina, abonime netflix, amazon, kamera kudo ne cdo vend. Me karten mbeten tju gjemojne? Po pashaportes nuk ja vene dot ket GPS-sin tuaj imagjinar.? Po sikur e futen ke vaksina çipin? Apo e harruat? Ju ka rrjedh mendimi sic rrjedh barku i pleqve te ftohur. Para se me fol per arithmetiken duhet me mesu numrat. Edhe kur flet per GPS duhet me e dit si funksionon e mos me ja fut pordhes kot. Injoranti ka nje problem: nuk ka mundesi ta kuptoje qe eshte injorant sepse eshte injorant.