Vuçiç para takimit me Kurtin: Na presin kohë sfiduese, duhet të jemi të bashkuar dhe të mbrojmë interesat e Serbisë

4 Shtator 2023, 10:58Rajoni TEMA

Vuçiç para takimit me Kurtin: Na presin kohë sfiduese, duhet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se Serbia po përballet me kohë sfiduese dhe për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interesat e vendit”.

Vuçiç shkroi ne rrjetet sociale se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.


“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiç.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek takimi I 14 shtatorit, edhe pse analistet duken skeptikë për rezultatin e këtij takimi në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

Kohet e fundit është vënë re një presion i madh i aleatëve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së, do të ketë mundësi që para zgjedhjeve në këto dy vende që do të mbahen vitin e ardhshëm, të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. 

1 Komente

  1. N
    Noli

    Interesat e Serbise ne kurriz te shqiptareve?????????.....Kurre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje