Rikthim i fuqishëm i PASOK? Zgjedhjet e brendshme për të konkurruar denjësisht konservatorët e Mitsotakis

7 Tetor 2024, 11:21Rajoni TEMA
Rikthim i fuqishëm i PASOK? Zgjedhjet e brendshme për të

Në vorbullën e krizave politike që po kalojnë sidomos tre partitë më të mëdha të Greqisë, socialistët grekë votuan të dielën për kreun e ri të tyre, në një lëvizje për ndryshim pas zgjedhjeve për parlamentin europian, që i la ata përsëri në vendin e tretë të forcave politike të vendit.

Pas numërimit të 303.223 votave, në raundin e dytë kanë kaluar lideri i sotëm Nikos Andrulakis me 89,288 vota dhe një përqindje prej 29,64%, i ndjekur nga kryebashkiaku i Athinës, Haris Dhoukas me 64,490 vota ,ose 21,41%.

Më pas 4 kandidatët e tjerë kanë përqëndruar Pavlos Geroulanos 21,12% të votave, Anna Diamantopoulou 19,51%, Mihalis Katrinis 6,03% dhe Nadia Giannakopoulou 2,89%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet të dielën e ardhshme.

Sipas analistëve në këto zgjedhje pjesëmarrja e socialistëve ka qenë gati 10% më e madhe se në vitin 2021, por përsëri shihet me mosbesim fakti në se kjo parti do të vazhdojë të rrisë përqindjet e saj në sondazhet që tashmë e rendisin në vendin e dytë dhe në se do të konkurrojë denjësisht konservatorët e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Për më tepër pritej një rritje e madhe e kësaj force politike në një moment kur Demokracia e Re regjistron një dobësim të konsiderueshme të saj në pushtet, ndërsa edhe partia e dytë opozitare SYRIZA, përballet me probleme ekzistenciale të cilat e kanë sjellë madje në vendin e katërt  apo të pestë  të sondazheve para zgjedhjeve për liderin e ri të saj, në javët e ardhshme.

Dobësia e madhe e socialistëve të PASOK-ut duket se është periferia më e madhe e vendit ajo e Attikës, ku lideri aktual Nikos Androulakis, por edhe tashmë rivali tij në raundin e dytë, kryebashkiaku i Athinës Haris Dhukas, duket se nuk kanë mbështetje nga votuesit.

1 Komente

  1. z
    z st

    pershendetje perderisa na hapet kete teme po ju shkruaj disa gjera per PASOK un;personalisht jam nga garda e vjeter qe jetoj ne greqi 1992,lexoni shqipetare me vemendje,kjo parti shqiptarve u ka bere me te keqiat qe mund ti behet nje emigranti,kete dhe me fakte po te deshironi dhe me kamera 1)nga viti 1992 deri ne prill te vitit 1998 u kane ngrene sigurimet shoqerore,qe jane qindra milione dollare te vjedhura.pasi ne prille te vitit 1998 dhane dokumenta per here te pare quhej karta e bardhe,7 vjete djersen e shqiptarve kush e hengi PASOK u kush i organizonte fshesat PASOK u kush i percau shqiptaret PASOK u kush i poshteroi shqiptaret PASOK u kush u merte shqiptarve nga 150,000 dhrami per te nderruar dokumentat vite per vite PASOK u shumzoe me 700.000 shiptare ose me pak po te deshironi 500,000 sa miljone dalin. kam shume per kete force plitike ne greqi se sa te keqia na ka bere,dhe shqitaret ne pergjithsi jane socialist ne shpirit.kuptohet jo te gjithe por me te shumtet e kemi ne ADN .JU LUTEM MOS I VOTONI KETA HAJDUTA.pyesni prindrit cfare ne kane bere,ku jane siguracinet 7 vjet (ensimat)prse na i vodhen keta maskarej kurre PASO k KURRE.ja jepni voten ku te doni jo ketyre legenave.po ju te TEMES jeni PASO k qe u intereson kaq shume,me dergoni nje gazetare qe tiu a tregoj me fakte ,adresen e keni POSHTE PASOKu.pershonalisht jam votues ne shtetin grek por kte parti kurr e kam provuar ne kuriz .I di fatos nano kur bente mitngje ne greqi te behej kryeminister.qeverria shqiptare ka per detyre te di mire disa gjera historike te viteve 1990-2000 ok po e mbyll se kam shume por te mos ju lodh me te lexuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje