U hodh nga kati i tretë dhe notoi tre kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj

6 Tetor 2024, 20:24Rajoni TEMA

U hodh nga kati i tretë dhe notoi tre kilometra nëpër përrua

 

Lejla Zalihiq është një nënë heroike e cila u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së saj, notoi tri kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj 13-vjeçare gjatë përmbytjeve katastrofike që përfshiu Buturoviq Poljne të Bosnjës. Siç shkruan Konjiçani, Lejla, vajza, bashkëshorti dhe vjehrra përfunduan në vërshime natën e përmbytjeve katastrofike dhe u shkatërrua shtëpia.

Pa orientim dhe me shumë lëndime në natën e errët, ata shpëtuan pas më shumë se tri kilometra largësi në liqenin e Jabllanicës.

Lejla ka plagë të dukshme dhe ndodhet në spital, ndërsa bashkëshorti dhe vajza janë mirë ndërsa kërkimet për vjehrrën vijojnë ende. “Sot kemi vizituar fqinjën tonë Lejla Zalihiq… Një histori, një traumë dhe një përvojë tmerri për një jetë. Zoti i mëshiroftë ata që nuk janë me ne pas kësaj tragjedie”, ka shkruar Arman Kurtiq.

10 Komente

  1. P
    Piperi

    Po burri pse nuk eshte te titulli? Nuk u hodh edhe ai dhe notoi per te shpetuar vajzen? Ne lajm qeka edhe burri. Apo vari karin burrit dhe hajde bejme heroine vetem gruan.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Po ti ne vend te thuash shyqyr shpetuan me gjithe femije, po qurravitesh pse nxoren ne artikull gruan dhe jo burrin??? Te paca mendjen!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aldo

        Vallai mire thua,po kujt I thua..

        Përgjigjjuni
      2. .
        ...

        Nëna për femijët ështe në gjendje të bën gjithçka.. Zoti i bekoftë...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Burrin mund ta kete marre rrjedha sic ka marre te bijen dhe vjehrren, ndersa kjo ka patur mundesi te shpetoje, por eshte hedhur per te shpetuar pikerisht te bijen. Burri ka shpetuar veten, ose ka qene ne kerkim te nenes se vete.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Treni

          Bra o, shembull i një nëne të fortë e vetëmohuese.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SOKRATI

            Një nënë heroinë! Aktin e saj heroik duhet ta lexojnë, ta njohin dhe ta përhapin të gjithë. Nderim dhe respekt për këtë zonjë të vërtetë, misionare për jetën. Shlrim sa më të shpejtë!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naja

              Çdo nene apo babe do e bente per femijen, fat qe shpetuan.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Burrnesh

                U bash ???? vjece ti me gjith Vajzen

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nëna

                  Fuqia e dashurisë së nënës!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje