Në një të kaluar të afërt, Shqipëria u shndërrua në një shtet të përplasjeve ideologjike brenda kampit komunist, duke kaluar nga një shtet nën lupën e Bashkimit Sovjetik në një partner të Kinës gjatë viteve ’60.
Pas ftohjes me Kinën në fund të viteve ’70, prania e saj në rajon u zvogëlua, por në dekadën e fundit, Kina ka intensifikuar interesin e saj në Ballkan përmes nismës “Një Brez, një Rrugë”.
Ky shtet ka shfrytëzuar mundësitë që ofron Ballkani për të zgjeruar influencën e saj, veçanërisht përmes investimeve strategjike në infrastrukturë.
Vendet e Ballkanit, duke mos qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ofrojnë mundësi për investime që nuk janë të kufizuara nga standardet e BE-së.
Serbia, si përfituesja kryesore e investimeve kineze në rajon, ka arritur të shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozitat e saj ndërkombëtare.
Futja e Kinës në rajon ka ndihmuar për të plotësuar boshllëqet që ka lënë Bashkimi Evropian, duke ofruar financim për projekte që vendet e Ballkanit dëshironin.
Vonesat në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mungesa e transparencës mund të çojnë në probleme të mëtejshme për politikat e BE-së.
Tensionet midis Kinës dhe Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, po e shndërrojnë Ballkanin në një fushëbetejë gjeopolitike, ku vendet e rajonit duhet të ndjekin një “politikë të diferencuar” për të balancuar marrëdhëniet e tyre ekonomike me orientimin strategjik pro-perëndimor.
Në këtë kontekst, ekspertët rekomandojnë që Bashkimi Evropian duhet të rishikojë dhe sqarojë ofertat e tij për rajonin, duke u siguruar që të mos e lërë hapësirën për ndikime të tjera që mund të dëmtojnë aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrim evropian.
Ballkani Perendimor nuk i takon vetem Kines, por edhe Rusise, Iranit dhe Serbise.
BE eshte makine e vjeter, e ndryshkur, e korruptuar, dhe pa te ardhme. Bravo Rama qe ka arritur te mbaje, jo vetem me Usa, por edhe me Turqine marredheniet vllazerore. Jemi te sigurte edhe per 30 vite. Me pas nje rend i ri boteror do kete lindur, me shprese me i mire se ky aktuali. Urojme qe ndonje lufte boterore te jete shmangur nderkohe. Zoti do na ndihmoje, por popujt duhet te bejne te tyren, ta shpetojne rruzullim nga ndryshimet klimatike.
Me Kinën u lidh fort pikërisht shteti ku Europa dhe Turqia investuan shumë - Serbia. Prandaj, nuk është shkak mungesa e vëmendjes së BE por politika e shteteve të Ballkanit Perëndimor.