PE mbështet Ballkanin Perëndimor: E duam në Bashkimin Europian

5 Tetor 2024, 14:40Rajoni TEMA

PE mbështet Ballkanin Perëndimor: E duam në Bashkimin Europian

Parlamenti Europian, mandati i ri i të cilit nisi këtë verë, është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij. Por sinjalet që mbërrijnë edhe në kjo legjislaturë për Ballkanin perëndimor janë mjaft pozitive.Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim. Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i krijimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit.

Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai. Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur një interesim mjaft të madh të deputetëve për t’u bërë anëtarë të këtyre delegacioneve, sikur edhe për postet udhëheqëse në to. Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë. Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.

Të zgjedhurit në postet e kryesuesve të delegacioneve kanë paralajmëruar se shumë shpejt do t’i nisin kontaktet me kolegët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me parlamentet nacionale të këtyre vendeve, në mënyrë që të punojnë së bashku në agjendën e reformave.

 

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Eh me citjonezi i palare si vijne gjerat....Beleri "armik e hajdut"(sipas birazereve te Hanomes tende) pritet te jet pjestar ne grupin e punes i KE persa i perket angazhimit mbi antaresimin e Albanistan ne BE....!!!! Pra,pritet qe Rama i palare te takohet se shpejti ne Tirone me Belerin...!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari

      Po u var hyrja e Shqiperise ne BE nga Beleri kurre mos hyfshim. Do jetojme si kemi jetuar keto 100 e kusur vjet pa Europen.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mato Gruda

        Mos e vrisni menjen për BE,se ajo është e përçame dhe e dhj*rë dhe kështuqë dalngadalë do fillojë të shpërbëhet. Dhe sa për ne,ne në Europë kemi qënë ,jemi e do mbetemi,duan apo s'duan by*q*rat e Europës ,që e kanë coptu ktë vend dhe sot e ksaj dite kanë sjellje kolonialiste ndaj Shqipërisë,ku e vetmja që e ka mbajtë në këmbë dhe j'u bë 'patericë',është Amerika,se ndryshe do n'a kishin shuar fare. E keqja është tani,se ne po na e sabotojnë lidhjen me Amerikën ,sepse dikush don sot që ne mos ta respektojmë atë dhe të mos jemi mirnjohës ndaj saj,për atë çka ajo ka bërë për ne dje dhe për suportin e pakufishëm që na jep sot për të rritur standartet e lirisë dhe demokracisë. Por Amerika e din shumë mirë ,se populli shqiptar është një aleat besnik i saj dhe se është e qartë,se ai dikush që kërkon t'i vejë 'stërkëmbësha',kësaj aleance,vetëm shqiptar nuk është.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Ik o bythlepires emigrant Amerike. Nuk je me ne kohen e Bill Klintonit. Prit kur te vije Trumpi po e sheh "mbeshtetjen" e Amerikes qe i tha Rusise sulmojini ato vende qe nuk permbushin buxhetin e NATOs. Po nuk ju deshe, Amerika te le si mut. Amerika si Europa nuk kane miq por vetem interesa. Nuk te do asnjera as me shume as me pak. Dhe Amerika e sotme ultra nacionaliste nuk eshte si Amerika e para 15 vjetesh, as ne karakter, as ne fuqi. Ka ndryshuar bota dhe bashke me te, edhe Amerika. Nuk e ke vene re qe akoma po zihen kush fitoi zgjedhjet e kaluara andej dhe po kerkojne terheqjen nga cdo problem i jashtem apo fluturon me presh ne bythe ti? Edhe gjithe ate Ukraine edhe mezi po denjojne ta mbrojne.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje