Albin Kurti sulmon SHBA-në dhe BE-në: Po ekzagjeroni me kritikat, Kosova më mirë se kurrë më parë

5 Tetor 2024, 09:11Rajoni TEMA
Albin Kurti sulmon SHBA-në dhe BE-në: Po ekzagjeroni me kritikat,

Në një intervistë për Bloomberg, kryeministri Albin Kurti flet për kritikat që ndërkombëtarët kanë lëshuar kundër tij, për veprimet e ndërmarra në veri. Sipas shefit të ekzekutivit kritikat kanë qenë të ekzagjeruara, ashtu si edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve,

“Ata janë shumë të shqetësuar. Sa herë që ne marrim masa dëgjohen zëra alarmante për një përshkallëzim të mundshëm. Por ja ku jemi.  Kosova është më mirë se kurrë më par”, thotë kreu i qeverisë së Kosovës.

Ai shton më tej se veprimet e Prishtinës janë të nevojshme për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe për integrimin e plotë të serbëve në sistemin ligjor dhe financiar të Kosovës.

“Përshtypja ime është se pikërisht për faktin sene jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe për këtë arsye më agresiv”, thekson Kurti.

Sipas Kurtit, ndikimi i Aleksandër Vuçiç në veri, i përket së shkuarës.

“Vuçiç dështoi dhe tani ai kërkon që ne të paguajmë për dështimin e tij”, vijon më tej shefi i ekzekutivit të Kosovës. Më herët në një intervistë për Associated Press, Kurti paralajmëroi se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të inkurajonte zgjerimin serb në Ballkan, dhe do të përmbyste 25 vitet e paqes dhe lirisë në rajon.  

7 Komente

  1. L
    Ladi

    Po të largohen amerikanët nga Kosova dhe veriu i saj, ti kërriç i Beogradit e di mirë ç’ndodh. Mburu me Koqet e Botës, e themi shqiptarçe.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Ti per kete permbysje Punon dhe Paralajmeron o Spiun i Beogradit, Ti je Bukeshkale, nje dite do te vije fundi i mashtrimeve tuaja. Zgjohu Kosove, ruaju nga ky Gjarper Serb.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasoni

        Mos na e shaj AL.BININ se do na zemërohet ai "patrioti " i madh nga Japonia, Micky. Është aq shumë "patriot " sa dhe gruan e ka japoneze !!!!! Na ka carë veshët ke LinkedIn.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Ky qelbesira harroj kush e beri te pavarur. Zgjohu Kosove se po te hane tradhetisht.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kush e parashihte, nji popull i tan te jete kretin

          Wow, qeka cmend krejt Kurti! Duket se deri ne fund te 2024 nje deklarate e dhimbshme do i vjen Kosoves nga Perendimi. Kosova nuk ka ma asnji shprese ..... u hup pavaresia, do shkon dhe Kurti, do ngordhe VV, por do vuaje Kosova nen Serbi per dekada.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleko

            Pse po hup kosova o karagjoz ??….se po perpiqet te forcoje rendin dhe sigurine ne teritorin e saj….qe ka mbi nje dekade ..hiq e mos e keput ,e ku kriminelet serb bejne ligjin ne veri ?..Pse eshte qeveria aty pastaj?..

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapi

              I dashur Aleko. Situata nuk eshte bardh e zi ne Kosove por shumengjyreshe. Vetem qeni shikon bardh e zi. Problemi nuk eshte vetem cpo ben por si po i ben. Ne kete kontekst bashkepunimi me alatet eshte shume ky…. Nejse eshte mbushur Kosova me mencuri….

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje