Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk do të tregohet naive për heqjen e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe pasi kjo mund të cenojë sigurinë e vendit. Kjo masë që u vendos pas rrëmbimit të tre policëve Kosovë vitin e kaluar, po insistohet që të largohet nga Gjermania për të rikthyer funksionimin e CEFTA-s ndërsa si shpërblim Kosova do ta përfaqësojë vetveten në këtë organizatë dhe jo përmes UNMIK-ut, ndërsa si pasojë është paralajmëruar përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit.
“Ne edhe dëshirojmë që të mos jemi pengues të funksionimit të CEFTA-s por në të njëjtën kohë të mos jemi aq naiv sa të na ndodhë të hyjë ndonjë gjë në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll e pastaj na kthehet boomerang në kuptimin e sigurisë”, tha kreu i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca tha se frika e Kosovës është që mos hyjnë armë bashkë me kamionët serbë, ndërsa përmendi ardhjen e skanerëve të premtuar nga disa vende perëndimore, si mundësi që kjo masë të hiqet.
“Jam shumë optimist që qeveria do ta gjejë një gjuhë të përbashkët me organizatorët e këtyre nismave rajonale sepse interes i Kosovës është që të vazhdojë të jemi pjesë e tyre”, tha ai për A2.
Gjatë së martës, nga Lëvizja Vetëvendosje u larguan edhe dy deputetë dhe Konjufca pranoi se puna e Kuvendit tashmë është vështirësuar pasi mazhoranca nuk i ka numrat për kuroum dhe kalim të projektligjeve. Ai ftoi opozitën që të dakordohen për agjendën dhe Kuvendi t’i rikthehet funksionimi normal.
“Për të mbajtur seanca çdo javë nevojitet le të themi negociata çdo javë me opozitën çfarë mund të kalojë, edhe nga ana e tyre në Kuvend, e kam fjalën për projektligjet, së paku për disa çështje duhet të kishim konsensus që t’i kalonim, për shembull marrëveshjet ndërkombëtare”.
Konjufca la të për të kuptuar se mund të mos thërrasë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit e as ndonjë seancë pa pasur një dakordim edhe me opozitën.
Qenka shtrengu suma Al-Bin me ikjen e dy deputeve .
Prej Skenderit del beteri Prej Sherifit del injoranti Armatimin në Kosovë po e futni ju qeveria rrugaqe Babi yt i nderuar mbajti burg më e largu Serbinë nga Kosova Ti dhe rrugaqet e VV më mish e më shpirtë po mundoheni më ja mundsu Serbisë më u kthy në Kosovë Lavdi per Sherifin Turpi per tradhtinë bie vetem mbi ty dhe rrugaqet qe ju votojnë dhe ata qe jeni në parlament dhe në qeveri
Më kordinimin e Kurtoviçit te Konjufciqit te Kusareviçkes dhe më perkrahjen e rrugaqve te VV më Radojçiçin hyjnë armë në Kosovë
Kusari eshte me e rrezikshmja e VV. Femer karieriste mendjelehte dhe hajdute.
Minoeni Gjithe rruget e hymjes te hieave serbeve te hidhen ne ere me gjithca
Provojeni, dhe te nesermen flamuri serb do ta shihni te ngritur mbi Kuven e Kryeminitri, dhe ket do ta banjn falangat serbe te VV. Dardane o derdimene, a nuk po e shihni se perendimi i ka hjek vizen Kosoves? Mos u cudisni kur Serbia te shpalle shpejt kthimin e Kosoves nen Serbi me bekimin e Perendimit. Nderkohe Serbia do pranoje pranine e perhereshme te Bondstillit ne Kosove per te mbrojtur Ballkanin nga Rusia. Ather Kosova nuk do kete nevoje per Kforin sepse dardanet do jetojne ne harmoni dhe vllazni me serbet ne Prishtine. Prisni dhe do shihni, ky eshte fati i keq per token shqiptare te Kosoves, dhe fati i mire per shumicen trushplare te votuesve te VV.
vec gojoreve te vucic dhe bishtave te tij medieve , Realiteti eshte e favort te shqiptareve Te tjeerat jane eendra erbe nee byth te serbis ,hani - hani se o mbush haleja
Mire ua beni terroristeve te Ballkanit se ashtu e duan.