Vjosa Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

1 Tetor 2024, 16:57Rajoni TEMA
Vjosa Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Ky i fundit shkroi në llogarinë e tij në X për takimin me Osmanin, duke thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje.

“Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vende të tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera të Bashkimit Evropian”, shkroi Roth.

Vizita e Osmanit në Gjermani vjen në një kohë kur Gjermania i ka kërkuar Kosovës ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, si dicka që është kundër parimeve të CEFTA-s.

Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

2 Komente

  1. A
    A nuk te vje paj turp o Vjosa?

    Mos hargjo mjetet kot Vjosa, sa te keni qeveri Kurti asnje sukses nuk do rregjistron Kosova. Perkundrazi, shume shpejt do u anullohet pavaresia nese nuk veproni urgjent tuj largu mashtruesin populist Kurti.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Nuk eshte politike te kerkosh, por te bashkepunosh. Deri me sot Kurti eshte sjelle si profesor i politikes boterore, qe nga reciprociteti e deri tek vaj medeti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje