Dy deputetë braktisin Albin Kurtin, lënë Vetëvendosjen për parti të tjera

1 Tetor 2024, 13:32Rajoni TEMA
Dy deputetë braktisin Albin Kurtin, lënë Vetëvendosjen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahamani dhe Visar Korenica kanë bërë të ditur se kanë dhënë dorëheqje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për t'iu bashkuar siç thanë Listës për Familje, të Aleancës Kosova e Re (AKR) së Behgjet Pacollit dhe Partisë së Drejtësisë (PD) të Ferid Aganit, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Rrahmani në një konferencë për media të martën, renditi disa nga arsyet që kanë braktisur LVV-në, ku ndër ta përmendi edhe disa dispozita të projekt-kodit civil. Ai adresoi edhe kritika ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, siç tha për dështim në arsim, ekonomi dhe shëndetësi.

“Po bashkohemi në një koalicion për familjen. Projekt-kodi civil që me disa dispozita të tij cenon familjen tradicionale, Projektligji për shëndetin riproduktiv që tenton dhe legalizon fertilizimin dhe dhurim pa identitet të njohur që dërgon në incest dhe mos të flasim për cenimin e familjes.

Lejimi i ndërrimit të gjinisë sipas ndjesisë në Projektligjin për gjendjen civile madje edhe tek fëmijët dhe shumë aktivitete në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit na kanë obliguar të bashkohemi dhe të mendojmë dhe të veprojmë rreth angazhimit politik për familjen. Vazhdimi i ikjes nga vendi të të rinjve, punëtorëve profesionist dhe të gjitha kategorive të tjera shoqërore është bërë barrë e madhe që po e rëndon Kosovën.

Mosngritja e koeficientit në sektorin publik, paga e ulët minimale, vazhdimi i nepotizmit dhe shumë dukurive të tjera...Vazhdimi i mospërmirësimit në arsim, ekonomi dhe shëndetësi kanë qenë problemet kryesore që kanë vazhduar të vështirësojnë jetën e qytetarëve”, tha ai.

Rrahami theksoi se bashkëpunimi me AKR-në dhe PD-në, nuk është shkrirje në këto dy parti, por koalicion mbi kauzën e ruajtjes së familjes tradicionale. “Kjo nuk i bie shkrirje as në AKR dhe as PD. Ky prezantim i këtij koalicioni për familjen sot është formal, pasi ne bashkë me Visarin këtë proces e kemi filluar qysh para dy viteve rreth mendimit sesi do të vijmë te zgjedhjet e ardhshme a do të vazhdojmë me subjektin ku kemi qenë dhe gjëra të tjera. Për shkak të shpalljes së zgjedhjeve ka qenë e pamundshme regjistrimi i subjektit të ri politik dhe krijimit të koalicionit.

Si subjekt i ri politik kemi mundur të regjistrohemi por ka qenë data 1 shtator përfundimi i afateve të lidhjes së koalicioneve. Në dakordim me AKR-në dhe PD-në ne kemi kërkuar që të regjistrohet si koalicion i tillë. Emri i koalicionit është Lista për Familjen AKR-PD. Ne do të garojmë në koalicion të përbashkët me këto dy subjekte”, shtoi Rrahmani.

Ai u shpreh i hapur që këtij koalicioni t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë, por siç tha të njëjtit duhet të mbështesin kauzën për familje. “Ky është një proces që sot ka filluar, do t’i prezantohet të gjithëve që kanë interes, përfshirë deputetë, pastaj mbetet vendim i tyre për rreshtimin politik”, deklaroi ai.

Megjithëse bëri të ditur largimin nga LVV-ja, Rrahmani tha se do të mbështesin secilën iniciativë ligjore në Kuvend siç tha që është e dobishme për qytetarët.

“Vazhdimi si deputet do të jetë ashtu siç ka qenë do të mbështesim secilën iniciativë ligjore e cila vjen në Kuvend dhe është e dobishme për vendin, si dhe do të kundërshtojmë secilën iniciativë apo çështje tjetër që është në dëm dhe kundër interesave të qytetarëve. Puna në Kuvend do të vazhdojë njëjtë siç ka vazhduar deri sot”, përfundoi Rrahmani. 

7 Komente

  1. g
    gëzim

    Albin Kurti është bërë më keq se Sali NON GRATA por e keqja është se dhe ai përkrahet nga shpellarë të trashë.Shumë shpejt dhe ky ndyrësirë do të shpallet non grata prandaj kthjellohet o KOQEVARË që i shkoni pas....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti dejuro do shpallet nongrata shpejt

      Kurti shpallet nongrata para vitit te ri, ka mbaruar kjo pune.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhungla.

      1-Kritikat jane te mirepritura por jane te vonuara. Keto kritika duhet ti beheshin Kurtit brenda VV dhe ta hidhnin Kurtin me "bythe perpjete". 2-Kritikat jane mirepritura por jo te mjaftueshme. Kritikat me domethenese per Kurtin do ishin ato qe kane te bejne me marredheniet me Ameriken dhe Evropen. Duhej qe kritikat te drejtoheshin ndaj punes armiqesore te Kurtit ne rrafshin kombetar sic eshte percarja kometare dhe shpikja e nje shteti te ri me nje popullsi te re qe eshte thike me helem per Kosoven dhe ceshtjen kombetare. Nga ana tjeter duhej qe kritikat te perqendrohen ne demagogjine e Kurtit qe nepermjet "fjaleve" patriotike ben pune armiqesore. Veprimtaria e tij e spiunazhit bashke me Kusarin duhet te ishin ne qender te kritikave. Keto duhej te beheshin me perpara, por sic thote populli me mire vone se kurre dhe jo kritika qe su bene kurre. Kjo tregon se keta pacavure politikanesh kane frike nga Kurti dhe dhjesin gjake nga Serbia te dikreditojne spiunet e saj brenda Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti, Kusari, Gervalla e kompani duhen larguar ..

        Kurti nuk shpeton nga shpallja nongrate para zgjedhjeve. Ndersa Kusarit do ti bejne veting dhe do ti konfiskojne pronat e bera me korrupsion, ajo vetem per parecte pista punon, se sa per per politike, i ka provuar te gjitha oartite e Kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Ne historine e njerezimit,kurr nuk ka patur kenaqesi ,mirekuptim se si udhehiqet perandoria,romaket ne kohen e tyre,bizantet,partizanet me ballistet,legalistet..Levizja per clirimin e Kosoves me LDK,PDK,AAK...dmth shtet politike e persosur nuk ka egzistuar.Pse?sepse njerezit kane qellime synime te ndryshme.Behxheti ,eshte i pasur ,ka individ qe i lakmojne pasurise ,interesi i xhepit viret mbi interesin e Lirise,Pavaresise,Integritetit te Atdheut,ka patur ,ka dhe do te kete.Po perse ne mirremi me vetvehten dhe jo me armikun?kemi te bejme me nje armik i cili punon,mendon ti veri ne zbatim planet mbi 100vjece ,te na zhduki nga faqja e dheut ,te na aneksoj trojet tona qe fatkeqesisht i ka serbia greqia mali i zi e ashtuquajtura krijese artificiale maqedoni.Te ndalohemi tek viti 1866 ,kane egzistuar kater vioajete,ku eshte siperfaqja e tokes tone ,70%nuk jane as ne Shqiperi sebashku me Republiken e Kosoves.Armiku ,prap nuk ndalohet.Ka perkrahje nga rusia cariste,nga akademiket,profesoret,shkencetaret,prifterijt dhe nga jo nga pi ...e semave.Deri sa armiku shekullor vazhdon per te na zhdukur edhe neper mjet kolaboracionalisteve,ne duket si i jemi ambijentuar roberise ose packa edhe palacot servilet ndien nostalgji si parazite qe paguhen nga armiku....Mosni se armikun e kemi dinak te forte,te gezohemi kur kemi suksese dhe jo deshtime.Qarqe te caktuara rusoserbe,i kane psikologet i kane mjeket qe mirren me mentalitetin tone,dhe mikrobet viruset shqipfoles i aktivizon ne cdo pjese hapesire te jetes.Partit shkojne dhe vijne por Republika e Kosove,duhet te egzistoj si shtet i fuqishem dhe triumfues SHTET per te gjitha trojet tona.Rilindesit e kane caktuar Shkupi ,Prizereni kryeqytet,le te behet qe te jemi ne nje SHTET te lire dhe sovran.Per kete duhet punuar ,menduar sakrifikuar,te gjitha keto,nuk i kemi dhurata...Per hir te gjithe gjeneratave te gjysherve,stergjysherve,baballareve ,edhe ne niperit e tyre duhet te jemi ushtar te TOKES TONE e trasheguar me shekuj...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miopi.

            Bravo Flamur! Mi hape syte. Me ne fund kuptova qe fajtor per cdo te keqe ne Kosove eshte Serbia dhe armiqte tane ne shekuj.Filozofia jote se nuk ka shtet te persosur eshte shpetimi yne. Te na e rruaje sa malet shpetimtari yne Kurti dhe te tolerojme gjithe shqiptaret pa dallim feje, ideje dhe zyres se punes ku marrin parate. Te na e rruajne sa malet edhe spiunet dhe bashibozuket, kulishet e serbit per hir te unitetit tone kombetar qe nuk do vije kurre! Te na e rruajne te gjithe ata qe nuk shikojne ujkun tek dera!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Jam 100% dakort me ju zotni Miopi, me vjen mir me ne fund se edhe "filozofet" si flamur struga e paskan kuptuar se partit shkojne e vijne por Republika e kosoves duhet te egzistoje, sa kam qeshur me kete "zbulim" por ama quditem se si nuk e ditka se perpjekjet per ta ber Repuliken e kosoves realitet kan filluar vite me pare dhe jan pikrisht ata qe sot i kemi ne burg me kerkesen e serbise dhe argateve te saj siq jan llajqaku, borreli, mender presednike osmanka dhe shume bashkepunetore te kurrcit, te gjithe njihemi ne kosove dhe e kujtojme sikur ka ndodhur dje ajo koha kur si baba i osmankes e udbash tjer kan masakruar shum at'dhetar vetem se kerkonin Repuliken e kosoves, qellim te cilin e kishte edhe uçk dhe bashkimin kombetar me shqiperine kuptohet, kjo klika e ringjallur nga pjella serbosllave veshi petkun e VV-ces me premtimin per bashkim kombetar por duke larguar te gjithe ata qe kan luftuar per ate qellim dhe ne pushtet vuri pikrisht ata qe gjat viteve 80/90 ishin per ruajtjen e serbosllavise dhe siq thonin shkaterrimin e irredentistave shqiptar, dua tja kujtoj flamur struges se edhe gjate luftes i madhi Jakup Krasniqi veqmas deklaronte se déshire e shqiptareve eshte bashkimi kombetar dhe qe Prizreni te behet kryeqytet e per ta ndaluar kete llajqaku me shoke zbuluan mender presednike osmanken dhe pjellen serbosllave qe duke i perdorur kinse si udheheqes ti realizojne qellimet e serbise krijimin e serbosllavise siq e thot vuqiqi, andaj duhet pershendetur ata qe ikin nga qenefi i quajtur VV-c edhe pse te turperuar por ma mir vone se kurre, sepse vazhdimi ne ate qenef do ti ndyej edhe ata dhe familjet e tyre .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje