Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik, nga një tetori ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës e Shqipërisë.
Pavarësisht se pikat kufitare po punojnë me katër sportele secila, drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre. Vonesat në verifikimin e kontrolleve kufitare kanë krijuar edhe radhë autokolonash me automjete.
Qytetarët kërkojnë që marrëveshja e verës të rikthehet edhe në periudhën tjetër të vitit, ndërsa kontrollet të ushtrohen për personat që mund të jenë të dyshuar.
“Jemi nisur nga aeroporti i Tiranës e po shkojmë në Shkup, këtu në kufi është katastrofë, po presim 30 minuta për shkak të radhëve. Po udhëtojmë drejtë Shkupit”, thotë një qytetar nga Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Pika kufitare tokësore e Morinës përpunon numrin më të madh të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë.
Kjo nuk ka kuptim. Aty nuk duhet te kete as pike kufitare. Nga kush kemi frike? Ke po kontrollojme? Republika e Shqiperise eshte e imja aq sa c'eshte e cdo Shqiptari nga Kosova dhe anasjelltas.
Kufi koti. Kufi që dëshmon vetëm 1 gjë: jomençurinë tonë.