Për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka asrye për të pasur një konflikt në Ballkan. Gjatë deklaratave për mediat në Suboticë, me rastin e përurimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Serbinë me Hungarinë, lideri serb fajësoi Albin Kurtin për provokime.
“Nuk shoh asnjë konflikt, edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, të ecim përpara, t'i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre në Kosovë, për popullin tonë në çdo vend, por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë”, deklaroi Vuçiç.
“Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, tha Vuçiç.
Ai përmendi gjithashtu edhe luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë: "Edhe pse ju të gjithë qeshët me mua dhe më thoshit se isha "mbretëresha e dramës" dy muaj më parë, tashmë askush nuk po qesh më. Dhe siç mund ta shihni, situata më e vështirë është në Ukrainë, situata e vështirë duket edhe në Lindjen e Mesme”.
Deklaratat e Aleksandar Vuçiç vijnë si reagim ndaj alarmit të ngritur nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Ballkan.
Para disa ditësh nga Gjeneva, Presidenti i Serbisë, përsërti frazën se nuk dëshiron luftë me Kosovën duke fajësuar Prishtinën dhe jo Beogradin për një qasje të tillë. Vuçiç e justifikoi faktin me interesat jetike serbe dhe mbrojtjen e Kushtetutës, por në të njëjtën kohë përsëriti akuzat e pabaza për spastrim etnik të serbëve në veri.
Président kot.... kosova eshte territori jot , ngele duke u qurravitur , nuk besoje qe Vucici eshte Serbe ky do jet magjyp kosove . Serbet nuk jane kombe qe nderojne flamure hymne , vdesin per nacion ky lloje président PO i c'kombtarizon .
Prit te pyesim Cakon njehere. ;)
Kjo eshte e vertete,Kurti me tru shpelaret e tij per te mbajtur gjendjen e tensionuar ne cdo moment gjen armiq qe njerez qe jane nisur ta pushtojne kosoven dhe vetem ai mund ta shpetoje e obura jepja voten ketij deliranti
Ata terroristët në Banjskë ishin trillim i Kurtit? Serbia po i nxit serbët e Kosovës, këtu është problemi! Kurti po gabon që nuk po e dëgjon Amerikën por nga ana e vet Amerika vetëm po e shtyn kohën dhe po i bën lëshime Serbisë që ka pasoja afatgjate, si në Bosnje që i kanë lëshu pé Miloshević-it. Kosova nuk mund ta rrezikoj askend. Serbia po i rrezikon 4 fqinjë të saj.
Dhe Kurti eshte vegla e Vucicit. Kosova e ka kry gabimin historik. Ajo shpejt bashkohet vullnetarisht nen Serbi, ose ajo ndahet mes Serbise dhe Shqiperise. Do Zoti kjo e dyta, e mandej do shihna si do sillen dardanet.
Po sulmin ne Banjske , Kurti e beri apo Vucic. Po kercenimet e vazhdueshme ne kufi a nuk jane vepra te nxenesit te Miloshevicit, Vucic qe eshte me I sofistikuar se mentori i tij. Ndersa Kurti kerkon kontrollin e territorit duke vendosur rendin edhe ne Veriun e kontrolluar nga bandat serbe, Vucici kerkon destabilitetin e Kosoves.
Jo emigrant jo, te gjitha Vucic i ka koordinu me Vucic. Kosova nuk ka qene asnjihere stabile, dhe asht Kurti dhe VV qe kan destabilizu ate vazhdimisht. Asnji popull i civilizu nuk ka tani respekt per dardanet. Perendimoret i meshiruar dhe cliruan ne 1999, por Kosova nen Kurtin tregoi se eshte mosmirenjohese dhe plangprishese, dhe kjo eshte tipari ma i keq qe mund te kete nje popull. Por ne ne Kosove jina popull pergjithesish te pazhvillum, menjemdhej, defekte te mdha te karakterit, dhe nuk mujna me bo shtet pa Shqipnine. Kjo asht e verteta, ne dum dru te shkojm drejt. Ma mire kjo me Shqipnine se me Serbine, ky asht diskutimi. Aktualisht gjysa jone dun me jetu me Serbine, por shpejt do zgjojna e do kthejna, por do jet von e oa shpetim.