Lavrov kërkon një “OKB” të re, Rusia përdor Kosovën për të kërkuar një rend të ri global

4 Tetor 2024, 21:00Rajoni TEMA
Lavrov kërkon një “OKB” të re, Rusia përdor

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, përdor shembullin e Kosovës për të sulmuar Perëndimin dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në një editorial të publikuar në uebsajtin e ministrisë së tij, thekson se e drejta ndërkombëtare nuk po zbatohet.

“Situata nuk është më e mirë me zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, të cilat, sipas Kartës së OKB-së, janë të detyrueshme. Të gjithë kemi vëzhguar sabotimin e vendimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe marrëveshjet e Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën. Shembulli më flagrant mbetet ngecja për gati 80 vjet e rezolutave të konsensusit për krijimin e një shteti të pavarur palestinez që bashkëjetonte në paqe dhe siguri me Izraelin”, tha Sergej Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë.

Megjithatë, Lavrov thotë se nuk është vonë për t'i dhënë një jetë të re OKB-së. Ministri rus pretendon se “politika agresive perëndimore” ndaj vendit të tij po “bllokon funksionimin e të gjithë sistemit të qeverisjes globale, përfshirë Këshillin e Sigurimit.

“Është e qartë për shumicën botërore se konfrontimi dhe hegjemonia nuk do të zgjidhin një problem të vetëm global. Ata vetëm frenojnë artificialisht procesin objektiv të formimit të një rendi botëror shumëpolar, i cili do të bazohet në barazinë e të drejtave të kombeve të mëdha dhe të vogla, respektimin e vlerës njerëzore, barazinë e burrave dhe grave dhe të drejtën e popujve për të përcaktuar vetë fatin e tyre”, deklaroi Lavrov.

Ministri Lavrov shpjegon dhe arkitekturën e rendit të ri global që sipas tij nis me reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke zgjeruar përfaqësimin e vendeve dhe rajoneve, përfshirë Jugun dhe Lindjen Globale, siç i cilëson ai, Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine.

4 Komente

  1. K
    Kurti bir i Putinit

    Kosova te dergon me shqelma butheve Kurtin ne Rusi qe ti kerkoje Putinit ta njohe Kosoven shtet te pavarur nga Perendimi. Kaq i ka mbet tash Kosoves. Dardanet e vrane pavaresine nen udheheqjen e Kurtit.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Comments

      Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu ka qënë orthodoks, ku dhe filmi Skenderbeu është luajtur nga aktor Rus. Pa dritën jeshile të Bashkimit Sovjetik, Shqipëria nuk do ishte as në OKB dhe as në NATO, por do ngeleshim si qipro (pjesa turke).Ndaj është mir që Gaz Bardhi të merret me elektoratin e Fierit dhe jo të bëj krahasime me Presidentin Rus (para kuvendit )me gazetarët, pasi kreu shën petersburgut as nuk din, as nuk ka ditur, dhe as do të dijë që vëndi ynë ka një Parti të re politike që i heq emrin qytetit Stalin dhe shan politikën e brëndëshme të tyre për të kënaqur Berlinin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shahin

        Gjergj kastrioti ka qene katolik, asnjeher ortodoks e mysliman dhe vdiq katolik. Nuk ka luftuar per katolicizem , por per atedhe. Ai nuk ka qene tregtari i feve si te mundurit qe la prapa.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Mendoj se Lavrov ka te drejte. OKB-ja dhe Keshilli i sigurimit nuk kane forcen dhe autoritetin te kerkojn zbatimin e rezoluteve te tyre,rezoluta qe dalin nga keto dy organizma boterorer qe jane per te mbrojtur te drejtat e njeriut. Perndimi,kryesish SHBA-ja dalin penges sepse e quajn dhe jane ne fakt me te fortet e botes. Duhet nje fryme e re per OKB-n.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje