Rusia teston NATO-n: A planifikon të nxisë tensione edhe në Kosovë?

23 Shtator 2025, 10:54Rajoni TEMA
Rusia teston NATO-n: A planifikon të nxisë tensione edhe në

Nga Armat Matoshi

Aleatët e NATO-s janë vënë përballë një sërë provokimesh nga Rusia, duke shkaktuar drojë në mesin e vëzhguesve se Moska mund të kërkojë “telashe” edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë. Ata paralajmërojnë se lojtarët pro-rusë mund të testojnë reagimin dhe gatishmërinë e NATO-s, duke marrë parasysh edhe krizën e brendshme në politikën kosovare dhe tensionet aktuale mes Kosovës dhe aleatëve.

Rusia, përgjatë dhjetë ditëve të fundit, ka ndërrmarrë disa aktivitete që synojnë të testojnë reagimin e aleatëve, duke përfshirë hyrjen e avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, depërtimin e dronëve rusë në Poloni dhe Rumani, dhe sulme kibernetike ndaj aeroporteve kryesore në Londër, Berlin dhe Bruksel.

Agon Maliqi, vëzhgues i zhvillimeve gjeopolitike, vlerëson se Rusia është e interesuar që në rajon të ketë përplasje ndëretnike, por për këtë i duhen palë të gatshme për të kontribuar në përshkallëzimin e tensioneve. Ai paralajmëron se Moska mund të ndërmarrë edhe veprime indirekte, përfshirë sulme ndaj infrastrukturës kritike.

“Ajo mund të përfshihet në sulme destabilizuese ndaj infrastrukturës kritike përmes aktorëve të panjohur, të cilët pastaj mund të krijojnë tensione ndëretnike”, vlerëson Maliqi teksa përmend sulmin e fundit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit në pjesën veriore të Kosovës, për të cilin Prishtina vazhdon ta mbajë përgjegjës Beogradin.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka ndaluar së fundmi fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), objektet dhe asetet e së cilës kategorizohen se janë pjesë e infrastrukturës kritike të Kosovës.

Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë, nuk e përjashton mundësinë që Rusia të shpërndajë vëmendjen e aleatëve perëndimorë edhe në rajon, duke vepruar përmes elementeve të saj lokalë, për të krijuar tension, pasiguri dhe destabilitet rajonal.

“Rusia përmes provokimeve testuese duket që synon të rrisë tensionet e sigurisë me NATO-n derisa në Ukrainë vazhdon përgatitjet për një ofensivë të re e më të përgjakshme. Pra, nuk duhet përjashtuar synimin rus që të shpërndajë sa më shumë vëmendjen e NATO-s edhe në rajone të tjera”, argumenton Ramadani.

Në mes të provokimeve të Rusisë, vendi është në një situatë të vështirë, përballë kritikave të aleatëve të tij kryesorë, për shkak të perceptimit se veprimet e njëanshme të qeverisë në detyrë janë duke i përkeqësuer tensionet ekzistuese, posaçërisht me komunitetit serb, të cilët mund t’i përdorë Rusia për të provokuar konflikt.

“Kosovës i është kërkuar që të mos kontribuojë në klimën e tensioneve me Serbinë dhe me pakicën serbe, të cilat Rusia mund t’i përdorë për t’u vënë flakë. Kjo nënkupton fundin e sulmeve ndaj të drejtave kushtetuese të serbëve dhe koordinimin me perëndimin për integrimin e serbëve në sistemin e Kosovës brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, konsideron mes tjerash Maliqi.

Ramadani, nga ana tjetër, rekomandon që institucionet e Kosovës të ruajnë një nivel të lartë vigjilence dhe të forcojnë veçanërisht bashkëpunimin në planifikimin e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që të evitojë çdo rrezik të mundshëm për stabilitetin dhe sigurinë e vendit përgjatë kësaj periudhe.

Ndryshe, për shumë analistë, perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa u krijohet mundësia lojtarëve lokalë të lidhur ngushtë me interesat ruse të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte ndëretniek, rreziku i përshkallëzimit rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor të ngjeshur nga tensionet.

4 Komente

  1. e
    edi

    te dashur redaksi te gazetes tema. kosoves i urojme suksese por nuk eshte se na intereson shume. jane vete kosovaret qe percmojne shqiperine, kshu qe do s do jemi 2 dege te ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosova po hin n'vrime te miut

      Rusia e di mire qe nuk ka nevoje te turbulloje Kosoven, sepse kete pune e ben mire xhigandi Kurti i sektit antishqiptar ne LVV. Putini e ka ne xhep Kosoven, por ja ka lene Serbise te talli loqet me kombin mamekeq kosovar te Nexhmedin Spahiut, Veton Surroit etj. bij te Udbes serbe.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jan

        Kosova ka trimin e madh Albin Kurva që do sulmoi dhe do pushtoi Sërbinë ,Amerikën dhe Rusinë.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Aman ere Kosova nje bythe fshati me banore primitiv. I plasi trapi Rusise. Po vendosi Amerika te iki Serbia e merr per 2 ore.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje