Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim mbi italianë që dyshohet se kanë qenë pjesë që gjyqtark Guido Salvini e quan “safari njerëzor” në Sarajevë. Pra gjatë luftës së Bosnjes, këta italianë dyshohet se paai takoheshin në Trieste niseshin drejt Sarajevës për vrarë njerëz në këmbim të parave për milicinë serbe të Karaxhiçit që krijonte kushtet për një gjë të tillë.
Quhen ekstremistë të djathtë, të apasionuar paa armëve dhe kaloni fundjavat duke vrarë cicilë. Hetimi është hapur që në muajin korrik nga prokurori Alessandro Gobbis dhe synon identifikimin e këtyre turistëve.
Kallëzimin e ka bërë gazetari Ezio Gavazzeni që ka mbledhur dëshmi për aktivitete të tilla ku dyshohet se kanë marrë pjesë edhe europianë të tjerë, ndërkohë që në Milano ka mbërritur edhe një raport nga ish-kryebashkiaku i Sarajevës Benjamina Kariç.
Nuk është se nuk dihej, por bashkë me Rusinë dhe Serbinë krijuan me anë të veglave të tyre si Dil Marti dhe Del Ponte fabula si ajo e Shtëpisë së Verdhë, për të tërhequr vëmendjen nga gjuetarët europianë të Safarit. Sot gjithë Uçk-ja që luftonte për liri është në një burg të turpshëm që të kujton drejtësinë kolonialiste të Leopoldit, por asnjë mercenar grek, mes qendrave që morën pjesë në tortura, mutilime gjymtyrësh, përdhunime, masakra, vrasje krah Arkanit dhe ushtrisë së Millosheviçit në Bosnjë dhe Kosovë, nuk është marrë i pandehur, megjithëse interneti është plot me fotografitë e tyre që mburren të patrazuar nga gjuetarët e moralit perëndimor.