"S'e dini që jeni të padijshëm": Abdixhiku sulmon ashpër Albin Kurtin dhe deputetët e tij

1 Korrik 2022, 19:16Rajoni TEMA

"S'e dini që jeni të padijshëm": Abdixhiku sulmon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një paraqitje ‘elektrizuese’ në Kuvendin e Kosovës duke zmbrapsur në mënyrë të paparashikuar deputetët e pushtetit dhe kryeministrin e Kosovës. Seanca po mbahej në lidhje me rritjen e çmimeve bazë.

Deputetët e pushtetit dhe kryeministri Kurti u mbrojtën për rritjen e çmimeve të produkteve bazë duke u thirrur në agresionin rus në Ukrainë.

Pra, inflacioni i lartë që ka përshkuar vendin e që është importuar nga jashtë, nuk kishte të bënte shumë me Qeverinë Kurti II.

Por, Abdixhiku ishte i ashpër në reagimin e tij ndaj kryeministrit Kurti, duke përdorur edhe rimën për të rritur efektin e fjalëve të tij.

“E vërtetë është se inflacioni është i importuar. Por, ne nuk po pyesim se çka do të bëjë Putini por se çka do të bëjë Albini!”, u shpreh z. Abdixhiku nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar edhe me trup kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë, duke adresuar numrat e përmendur nga pushteti për zhvillimin ekonomik, e të cilat natyrisht se nuk janë besuar nga qytetarët që po varfërohen përditë nga rritja e çmimeve, z. Abdixhiku u shpreh:

“E vërteta është se Kosova nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk jeni në gjendje të përmendni as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim ekonomik në Kosovë. Tani që ta kuptoni, inflacioni në Kosovë është 13 për qind. Gjithë ky inflacion s’vjen prej Albinit, vjen prej luftës së nisur prej Putinit. Por çështja është se çka bën Albini, e jo Putini. Na s’kemi punë me Putinin, por me Albinin", vazhdoi kryetari i LDK-së.

Më herët, mos-veprimin e Qeverisë së Kosovës, me anë të një statusi në Facebook z. Abdixhiku e kishte quajtur edhe “krim”.

Por, ai bëri edhe sulme personale ndaj deputetëve të Vetëvendosjes dhe si duket edhe kabinetit qeveritar përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duke e konsideruar si person që “nuk e di se nuk di”.

"Unë besoj që në politikë janë katër lloje të njerëzve: Grupi i parë është i njerëzve që mendojnë që e dinë që dinë. Kryetari i Kuvendit nuk është këtu, pasi besoj që është i tillë, prandaj edhe e respektoj. Grupi i dytë janë i atyre që s’e dinë që dinë, grupi i tretë i atyre që e dinë që s’dinë. Grupi i katërt janë të dëmshëm, e janë ata që s’e dinë që s’dinë. Nuk janë të vetëdijshëm që s’dinë”, shtoi me bërtimë z. Abdixhiku.

Ajo që linte përshtypje, përveç tonit të zërit, ishte njëkohshëm edhe qasja nënçmuese e tij ndaj kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministër, duhet të kuptoni saktë gjendjen që është në Kosovë. Ndoshta ndërrimi i kostumeve tuaja ju bën të kuptoni se gjendja ka ndërruar. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ju nuk jeni në gjendje të përmendni asnjë masë sa ka ndryshuar gjendja në Kosovë. Ju po përmendni politika sociale.”

Më tej, ai u shpreh se Kurti kërkonte ta bënte Kosovën të vetmin vend në botë që zhvillohej ekonomikisht përmes politikave sociale.

Po ashtu, ai e denoncoi si të padijshme mazhorancën edhe sa i përket pandjeshmërisë në lidhje me çmimet e naftës.

“Për shkak se nuk dini, më duhet mua t’ju mësoj që nafta është lëndë e parë. Rritja e çmimit të naftës nuk i dëmton qytetarët veç nëpër pompa, por shtrenjton të gjitha çmimet tjera”, vazhdoi ai.

Abdixhikut i replikoi Mimoza Kusari-Lila, por e cila po ashtu e pësoi nga zemërimi i të parit të LDK-së që i përmendi lëvizjet e saj në shumë parti politike.

Ky fjalim është ndoshta më i ashpri deri tash në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.

5 Komente

  1. E
    E.K

    pilli semer, Abdixhikun se njofin as ne kosove, e beni ju lajm ne shqipri

    Përgjigjjuni
    1. P
      Progon Pollogu

      Or TOKMAK ! Kalliri bosh mba kokën lart ! Kjo që do të thuash ti, or kollarxhi, në psikologji ka një emër, ose nocion dhe të referohet pikërisht ty, se ke një mendim mjaft të lartë për veten, në realitet je kalli bosh, ose " vetëvlerësim i gabuar". Në qarkullim, personat e këtillë si ti, janë ata që potencialisht shkaktojnë më shumë aksidente dhe në rastin efektiv - në politikën e shtetit të Dardanisë. Ne, qytetarët "spektatorë, me ndërgjegje të mirëfilltë politike, dimë të masim peshën tuaj, or palaco. Albin Kurti, në rrethin tuaj, është KALORËS ARBNOR, në mesin e shumë palacove si ti.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardhyli

        Bash bukur bre Progon. Kalores ishte edhe Don Kishoti.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GEZUAR BAFTAJAR

          I DOLLI GJUMI KETIJ MO ? A PO SQE KY QE JA FORCOI PUSHTETIN ALBINDENOVICIT DUKE JA SIGURUAR TE GJITHA PUSHTETET???? MEGJITHATE ME MIRE VONE SE KURRE.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Per her te pare jame dakord me kryetarin e LDK-s edhe pse edhe ai e din se eshte pikrisht ky se i dha pushtetin albin kurrcit, ndoshta e ka menduar qe ta sjell ne kete gjendje prandaj tash ka fakte ta cilson ne kete gjendje edhe pse perdonalisht albini ndoshta nuk e ka menduar se do vie ne kete dite por ama siq thot abdilxhiku kur zgjedhe te qeveris me magar e gomar nuk mund te garosh me kuaj,veqmas kur ne krye te tufes ka vene nje gomarice qe her trashet e her heq dhjamin ne turki dhe prap albini merr foto me te,rrofshin magart e gomart,mjer kosova mjer.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje