Seanca konstituive, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot

25 Qershor 2025, 10:30Rajoni TEMA
Seanca konstituive, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 11:00 për herë të 37-të, në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Një proces që vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mospajtimeve rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

Kandidatura e Vetëvendosjes për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, është kundërshtuar nga të gjitha partitë opozitare, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

LVV ka propozuar që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë si përpjekje për të zhbllokuar situatën, por edhe ky propozim është refuzuar nga opozita.

Asnjë nga partitë opozitare nuk ka propozuar anëtarë për komisionin që do të mundësonte këtë formë votimi, duke e pamundësuar procedurën.

Në seancën e fundit, kandidatura e Haxhiut mori vetëm 53 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim, nuk u arrit kuorumi, duke e lënë Kuvendin të pakonstituuar për të 36-ën herë me radhë.

1 Komente

  1. R
    Real

    Sipas Kosovareve ata jane Zvicer e Shqiperia Zimbabwe. Kane ushtrine me te forte ne Ballkan e liderin me te ndershem ne bote.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje