Serbët mohojnë fajësinë, kërkohet burgim i përjetshëm për të dyshuarit e Banjskës

17 Prill 2025, 21:20Rajoni TEMA
Serbët mohojnë fajësinë, kërkohet burgim i

Tre të dyshuarit për sulmin terrorist të Banjskës, Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Avokati i familjes së rreshterit të vrarë, Afirm Bunjaku, si dhe ai i efektivëve të plagosur kërkuan burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në mënyrë që të ketë drejtësi për rastin.

“Kërkoj që të dënohen me burgim të përjetshëm ky burgim është minimumi që i takon gruas dhe fëmijëve të Afrim Bunjakut, dhe ky është minimum që na takon të gjithëve në Kosovës. Paraqesim kërkesë pasurore juridike i bashkëngjitem ndjekjes penale dhe mbi të gjitha kërkoj që sa më shpejt të filloj gjykimi në mungesë edhe i të akuzuarve të tjerë”, tha Arianit Koci, avokati i familjes së Afrim Bunjakut.

Në seancën për rastin e Banjskës që u mbajt në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, prezantoi dëshmitë me foto dhe video për organizimin e grupit të Millan Radoiçiç dhe qëllimet e tyre.

“Ky ishte një sulm i planifikuar gjatë, me armatim të rëndës me synim të qartë destabiluzues shkatërrimin e rendit kushtetues, cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e komunave veriore të Kosovës. Cilat ishin pasojat e sulmit vrasja e zyrtarit policor, Afrim Bunjaku që mbetet dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e ligjit dhe territorit tonë”, tha Naim Abazi, prokuror i Prokurorisë Speciale.

Mbrojtja e të akuzuarve pati vërejtje në lidhje me aktakuzën duke thënë se ka paqartësi.

“Kjo aktakuzë i ka mungesat e shumta. Mangësitë thelbësore dhe pa qartësi. Vërtetoj se vetëm në shikim të parë duket sot se pas prezantimit të fotografive dhe incizimeve të tjera duket se kjo aktakuzë nuk është kualitative”, tha Ljubomit Pantoviç, avokat i Blagoje Spasojeviç.

Përpos vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, në këtë rast mbetën të plagosur edhe policët Alban Rashiti, Çlirim Sheqiri, Mirsad Kryeziu dhe Esat Dushi. 

2 Komente

  1. g
    gerti

    https://streamin.me/v/069d07fa Kjo video tregon tifozet kuqezi duke kenduar kenge qe behet thirrje per masakrimin e serbeve. Nese kane guxim ta bejne bujrum. Po jo ta kendojne ne stadjumet shqiptare dhe te denohet shqiperia

    Përgjigjjuni
    1. N
      Në front

      Të dërgohen në frontin e Ukrainës ;)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje