Serbia bën hapin e madh? “Pranojmë ekzistencën e Kosovës”!

10 Shtator 2022, 16:14Rajoni TEMA

 

Serbia bën hapin e madh? “Pranojmë ekzistencën e

Kryetari i Komisionit të ashtuquajtur “për Kosovën” në parlamentin serb, Milovan Dreçun, ka thënë se Perëndimi do t’i ofrojë Serbisë një  “kornizë të re të marrëveshjes” ku palës serbe do t’i kërkohet ta pranojë ekzistencën e Kosovës por jo pavarësinë e saj.

“Mendoj se Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, në këtë moment nuk kërkohet njohje e drejtpërdrejtë”, tha ai për agjencinë e lajmeve ‘Tanjug’.

Sipas Dreçun-it, Perëndimi po përpiqet që sa më shpejt të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë sidomos për shkak të situatës në Ukrainë.

Më pas, ai përmendi edhe modelin e “dy Gjermanive” i propozuar në vitin 2012 në Bruksel, si model për zgjidhjen finale mes Kosovës e Serbisë.

“Është e qartë për të gjithë në Perëndim se nuk mund të arrihet deri te njohja dhe se Beogradi nuk do ta njohë shtetin e Kosovës, por ndoshta kërkohet ndonjë zgjidhje si dy Gjermanitë”, theksoi ai.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media të premten e 9 shtatorit, ka bërë të ditur se këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, kanë propozuar në kornizë krejtësisht të re për dialogun që do të çonte në një marrëveshje përfundimtare të përshpejtuar.

Pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe top diplomatët evropian ai bëri të ditur se qëndrimi i tij është i prerë  dhe se “nuk ka dorëzim”. Albanianpost

4 Komente

  1. C
    Cife Burreli

    Nese vertet ky propozim eshte europian,ashtu si edhe modeli i dy gjermanive ,qe jane propozuar,atehere mund te themi me bindje qe Europa tradheti per te duhen here ceshtjen shqiptare.Po shkohet drejt "ekzistences se kosoves si krahina autonome e serbise".keshtu Europa qendron e dhjere perpara Serbise .Ku ishe ?Asgjekundi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Shikoni punet tuaja ,mos fusni hundet ne punet e te tjereve ..se po lini nom si Kimetja. As Erdogani do shqetesohej per lajmin per turqit matane kufirit, se interesi i Turqise eshte investimi ne Serbi, ku gjithmone ka investuar .

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jimi

      Si gjithmon francezet antishqiptare dhe mbrojtes te flakte te Serbise. Mos prisni asgje te mire per shqiptaret nga kjo mareveshje.

      Përgjigjjuni
      1. AGërma

        Mirë e ke me kë..me Gramenon , nuk e di nëse e ke njojtur historinë , ai preferonte kiltin epirot , ashtu si skocezet fustanellën , dhe si ti thanë që ai ishte në fakt veshur me geta , si skocezi me tirqe e pa brekë dhe kur u morr vesh e vërteta që Grameno nuk dinte te shkruante një germë me dorën e mëngjër por vetëm firmën e hidhte me të , të mëngjërën pra që të mos tradhëtonte vehten e vëllaun e vetë frank , atëherë , kur të gjithë kujtuan se i'a kishin punuar Mihalit e vëllaut të tij , Gramenua u thotë : pa parë atë që kam vënë nën vulë nuk ju tregoj se kush donte të ishte unë e kush donte të ishte ai që pretendonte të ishte vëllau im. Prandaj edhe sot e kësaj dite gjëmojmë gërmë për gërmë me gajde e fustanellë si skocezët , e kilt si epirotët për ti kujtuar Xhemës edhe atje ku u harrua kush shkroi kur ai nuk dinte të shkruante një gërmë me tjetërn dorë .Veç Xhema u shtir se ishte vëllai i tij i vëllau të vllamit , por në fakt , prapë i pabesi vazhdon të njejtin avaz , Xhema pra , hedh gurin e fsheh dorën , biles prapë do ti vejë flakën oxhakut për të fshehur të vërtetën e mashtruar analfabetët në mes të Parisit që Grameno është një agram një analfabet e Xhema patriot .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje