
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë në asnjë mënyrë Kosovën.
Këtë e ka thënë në një postim që ka bërë në rrjetin social “Instagram” gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, që pas Prishtinës, shkuan në Beograd.
“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar presidenti i Serbisë.
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarit e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, fillimisht zhvilluan një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Mire per ju qe ta njihni.Per kosoven?Nuk i pas bythe se nuk e njihni ju.
Kosoven nuk e njeh Albin Kurti, ju dashkeni ta njohë Vuçiçi. Ore, nuk e di, çfare prisni nga Vuçiçi ju? Qe të dalë me buzë ne ne gaz dhe të thotë "lumja ti Kosovë o lule"? Shikoni Albinin ore Albinin, Jo Vuçiçin. Vuçiçi do ta njohë Kosoven, kur të mos këtë me nga te veje, dhe do justifikohet qe "nuk kisha çfare të beja, e bera per të miren e Serbise". Ndersa Albini? Albin Kurti po e saboton njohjen e Kosoves me mish e me shpirt. Pesë here ka patur rastin të ulet si i barabarte me Vuçiçin ne tavolinë, qofte edhe per provokim, por nuk e ka bere, duke e lehtesuar Vuçiçin nga nje hall i madh. Bravo Albin. E nderove Serbine dhe Vuçiçin. Mjere debilat qe te vijne mbrapa. U ke hedhur trutë e gomarit, dhe vetem dy tre llafe thone, si majmune.
Festojne sot te korruptuarit ne Tirane. Ata e dine qe Shqiperia pa Kosoven nuk i duhet Amerikes. Me fat te madh paskan qene ata e fatkeq ne populli qe vuajme.