
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Izraeli i ka lënduar shumë duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ai shton se kanë bërë gjithçka për ta kapërcyer atë situatë.
Gjatë një interviste për Jerusalem Post, presidenti serb, ka thënë se “populli hebre mbetet mik me popullin serb”.
“Jemi në të njëjtën anë të historisë”, ka deklaruar Vuçiç. “Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës, gjë që na lëndoi shumë. Por ne bëmë të pamundurën për ta kapërcyer atë situatë”, ka thënë ai.
“Dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet tona me mirëbesim dhe se do të jemi në gjendje të krijojmë besim dhe besim të vërtetë midis dy kombeve tona”.
Njohja e Kosovës ka rezultuar si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit, më 4 shtator 2020.
Asokohe, kryeministër i Kosovës ishte, Avdullah Hoti, ndërkaq presidenti i Serbisë, po i njëjti që vazhdon të jetë.
Kosova dhe Serbia nënshkruajtën dy dokumente të ndryshme, në dokumentin që e nënshkroi Hoti ishte e dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.
Por kishte një kusht, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem – një lokacion i kontestuar gjeopolitikisht, por i njohur nga SHBA si kryeqytet hebrej.
Mossss, qenka lënduar fort buzpidhi. Ç'ja qin grun. S'na rruhet viçidoli.
Te ka lenduar shume o Vuco, e dime dhe kete , por me keq jane lenduar shumica e koqevareve qe qajne per bythzinjte palestineze edhe pse ambasadori i tyre ne Beograd , vjell vrer kunder Shqipetareve dhe vete shtetit te Kosoves. Po c'tu besh trushpelareve dhe mbetjeve turko-arabe , kunder rrymes kane qene gjithmone.
Pafillua serb e hengri sapunin per djathe ne nenshkrimin e marreveshjes ne prani teTrampit. Ai midis te tjerash hodhi firmen ne dokumentin ku shkruhej se Serbia pranonte qe Kosova te hjapte ambasaden e saj ne Izrael...Duke ditur se vetem shtetet hapin ambasada ai pranoi qe Kosova ishte shtet...Prandaj ai edhe sot eshte i shokuar sepse ambasodori izraelit ne Beograd i pyetur per kete gje tha se Vuciqi ishte dakort qe ne te njihnim Kosoven...Ne ate kohe ivetmi qe u merzit si Vuciqi ishte Kurti qe nuk pranonte marreveshjen e Vashingtonit qe ne gjuhen dipllomatike do te thoshte se Albini nuk ishte kunder vetem Hotit qe neshkroi marreveshjen, por ishte kunder edhe vet mamrreveshjes. Njelloj si ne Rrambuje....
Lëreni ti dalë boja paresës armatosuni me urtësi mbrohuni në cak e lërini në roitje veç vigjiloni fatalitetet që ndjellin .Të dy pillohen si llastica .
Lëmani shtrigën se është himja imë .