Erdogan në Serbi, Vuçiç i kërkon ndihmë për energji e dronë

7 Shtator 2022, 19:41Rajoni TEMA

Erdogan në Serbi, Vuçiç i kërkon ndihmë për

Pas vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, presidenti i Turqisë Erdogan u ndal në Beograd ku u mirëprit nga homologu serb Aleksandër Vucic.

Erdogan ofroi mbështetjen e vendit të tij në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkan që vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin në rajonin e trazuar.

uke folur në kryeqytetin serb, presidenti turk  shprehu shpresën se  marrëveshja e fundit për dokumentet hyrëse dhe dalëse  midis Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit rajonal.

“Ne jemi gati të japim mbështetjen tonë dhe shpresoj se tani do të ketë një përshpejtim pozitiv që do të vazhdojë në Ballkan, sepse rajoni nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, u shpreh presidenti turk

Erdogan dhe Vuçiç mbikëqyrën nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi, duke përfshirë heqjen e pasaportave dhe thjeshtimin e udhëtimit midis dy vendeve vetëm përmes përdorimit të kartave të identitetit. Presidenti Vuçiç i kërkoi homologut turk që t’i ndihmojë në sigurimin e energjisë elektrike nga Azerbajxhani. Ai u shpreh i gatshëm për të blerë edhe dronët turq Bajraktar

Ndalesa e Erdoganit në Beograd ishte pjesë e një turneu në Ballkan.

Ai vizitoi Bosnjën të martën dhe të enjten udhëton për në Kroaci ku do të përurojë një xhami.

Turqia vitet e fundit ka rritur praninë e saj në Ballkan, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Kryesisht komunitetet myslimane boshnjake në Bosnje dhe Serbi kanë marrëdhënie të ngushta me Ankaranë, ndërsa kompanitë turke kanë rritur investimet në projekte infrastrukturore në të gjithë rajonin.

6 Komente

  1. N
    Nuke Ka munsie

    Po jo ore se Baba i Turqeve shqip foles, nuke i ndimone Serbet në as mënyre se pse keshtu thone Turqit shqip foles a po?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Mos ndoshta do te thuash se eshte Baba i jot, se jemi kurrsesi.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drejtesia

      KA QENE ESHTE E DO TE JETE TURKU GJITHMONE I PA BESE NE FILLIM E MASHTRON PASTAJ I HA KOKEN PRESE

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        KA QENE ESHTE E DO TE JETE TURKU GJITHMONE I PA BESE NE FILLIM E MASHTRON PASTAJ I HA KOKEN PRESE

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia

          KA QENE ESHTE E DO TE JETE TURKU GJITHMONE I PA BESE NE FILLIM E MASHTRON PASTAJ I HA KOKEN PRESE

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia

            KA QENE ESHTE E DO TE JETE TURKU GJITHMONE I PA BESE NE FILLIM E MASHTRON PASTAJ I HA KOKEN PRESE

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje