70-vjeçarja kërkon të shtrojë vajzën në spital psikiatrik se këndon me zë të lartë

7 Shtator 2022, 09:15Rajoni TEMA

70-vjeçarja kërkon të shtrojë vajzën në spital

Ka bërë bujë në Volos të Greqisë, denoncimi i një gruaje 70-vjeçare ndaj vajzës së saj 48-vjeçare për shkak se ajo këndonte me zë të lartë dhe vazhdimisht.

E moshuara sipas mediave të huaja, kërkon izolimin e vajzës në një spital psikiatrik.

Bëhet e ditur, se pasi autoritetet e kanë çuar në spital, kanë parë që 48-vjeçarja nuk ka probleme, kështu që vendosën që ajo të kthehej në shtëpi.

48-vjeçarja është rikthyer në shtëpinë e saj ndërkohë që këndonte   “Jam perëndeshë, hyjni mua”.

Por 70-vjeçarjaa ka marrë prapë në telefon policinë duke i thënë se kërkon mbylljen e vajzës së saj në spitalin psikiatrik, pasi nuk e donte më në shtëpi.

Me rastin tani po merren autoritetet, të cilët do të vendosin se çfarë do të bëhet me 48-vjeçaren.

Lini një Përgjigje