Lista Serbe: Ne më shumë i besojmë Vuçiçit sesa Kurtit

6 Shtator 2022, 15:28Rajoni TEMA

Lista Serbe: Ne më shumë i besojmë Vuçiçit sesa

Për Listën Serbe, populli serb në Kosovë nuk do të dëgjojë kurrë, Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës, por presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilit i beson pa rezerva.

Ndryshe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, pati bërë të ditur se njëri nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, ishte sulmuar pasi që ka konvertuar targat nga ato ilegale në legale.

Megjithatë një gjë e tillë sipas, Listës Serbe, është i pavërtetë pasi që sipas tyre “pretendimet e tilla” po shërbejnë për të mbuluar dështimin e implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

“Gënjeshtër brutale, se presidenti Vuçiç po vë në shënjestër ata të cilët po konvertojnë targat e tyre. Mosbesimi ndaj qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në Veri është e qartë dhe asnjë gënjeshtër i Sveçlës nuk do ta ndryshojë këtë”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Lista Serbe.

Serbët e Kosovës do të kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët serb ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kështu duke u liruar edhe nga detyrimi i pagesës së TVSH-së, akcizës e doganës.

“Fushata për ndërrim të targave, nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviç’it e që secili pushtet i mëpasshëm i Serbisë i ka vazhduar, te ato legjitime të Republikës së Kosovës do të fillojë më 1 shtator dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor”, ka thënë Kurti.

Për çështjen në fjalë u tha se janë dhënë disa opsione në takimin e 18 gushtit në Bruksel.

Njëri nga modalitetet që u propozua në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ishte ajo e rikthimit në qarkullim të targave neutral “KS”, si opsion për serbët të cilët nga 1 shtatori duhet t’i konvertojnë tabelat ilegale me akronime “KM” në ato “RKS”.

Megjithatë, i pari i ekzekutivit një propozim të tillë, e ka refuzuar në mënyrë të prerë.

“Opsionet për targa neutrale, kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, mirëpo unë nuk e di se kush ja ka dhënë idenë, por njëkohësisht e kam shprehur shqetësimin tonë se nuk janë të pranueshme”, pati deklaruar Kurti.

Ndryshe Lajçak, në një intervistë për Euronews, edicioni në gjuhën serbe, pati konfirmuar se BE-ja për këtë çështje ka dhënë disa ide konkrete palëve, të cilët duhet të zgjedhin njërin nga modalitetet.

“Vendimi i qeverisë në Kosovës është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra kemi dy muaj kohë për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Ne ishim në telashe për dokumentet hyrëse-dalëse. Për targat kemi të paktën dy muaj kohë për t’i zgjidhur, besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, kishte thënë Lajçak.

Kryediplomati sllovak përpos që kishte konfirmuar se pala kosovare ka pranuar periudhën dymujore për konvertimin e targave, pati deklaruar se nuk pret përshkallëzim të situatës për këtë çështje.

“Regjistrimi fillon më 1 shtator dhe duhet të zgjasë dy muaj. Nuk pres ndonjë dramë më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë, ne kemi periudhën dy mujore për të gjetur një zgjidhje, siç e kemi gjetur në lidhje me kartat e identitetit”, pati thënë më tej Lajçak.

 

2 Komente

  1. A
    Aron

    Po pa diskutim, kjo eshte normale, ata do besojne njeriun e tyre, kjo nuk merret si ndonje gje e habitshme. E habitshme do ishte te besonin Albinin.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ha,ha edhe Ramiu beson me shume vucicin jo me serbet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje