
Greqia do të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Antonio Guterres, për kërcënimet që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë turke kanë nisur prej ditësh, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke për EFE.
Sipas zëdhënësit, ministria do t’i dërgojë urgjentisht letra Guterresit, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke cituar deklaratat e sakta që kanë bërë gjatë ditëve të fundit disa anëtarë të qeverisë turke kundër Greqisë.
Të shtunën, Erdogan kërcënoi Greqinë me veprim ushtarak “të papritur” nëse ky shtet vazhdon me atë që ai e sheh si një “qëndrim konfrontues” me Turqinë në Detin Egje.
“Kur të vijë dita dhe koha, ne do të bëjmë atë çfarë duhet. Mund të vijmë papritur një natë”, deklaroi Erdogan.
Nje Bravo te madhe Greqis qe asnjeher nuk ra ne gracken e nivelit arogant dhe kriminal Turk, me deklarata dhe kunderdeklarata, por gjithmon me qetesi, vendosmeri dhe e qendrushme ne nivelin diplomatik. . Kercenimet Turke jane si gjithmon NJE "fënd e ftoht". Turqia eshte nje shtet "ne Hall te madhë" i futur ne qorrsokak nga gabimet e akumuluara nder vite, si ato diplomatike po edhe ato ekonomike e sociale.
Erdogani viziton sot gjithe Ballkanin pervec Shqiperise se Eddroganit, lol