Vuçiç për sanksionet kundër Rusisë: Pse të mos i vendosim ndaj Sllovenisë?

4 Shtator 2022, 19:11Rajoni TEMA

Vuçiç për sanksionet kundër Rusisë: Pse të mos

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë dhe se nuk mund t’u shpjegojë njerëzve pse duhet të vendosen sanksione kundër Rusisë dhe jo ndaj SHBA-ve, Sllovenisë apo Francës.

Këtë e bën të ditur botimi serb “Novosti”.

Vuçiç po i përgjigjej pyetjes së një gazetari slloven për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Si t’u shpjegoj njerëzve se ne po vendosim sanksione kundër Rusisë dhe jo Sllovenisë? Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Atëherë pse të mos vendosim sanksione kundër Sllovenisë?”, u shpreh udhëheqësi serb.

Sipas tij, presidenti slloven Pahor është ndër të paktët që kupton politikën serbe.

Ukraina po mbështet në një pozicion më të qartë të Serbisë si kandidate për anëtarësim në BE në lidhje me dënimin e agresionit rus dhe bashkimin me sanksionet e BE-së.

Më herët, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Serbisë që urgjentisht t’i bashkohet vendimeve të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Lini një Përgjigje