
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së diele së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për mediat. Ndër të tjera ai ndal edhe tek rasti i dhunimit të 11-vjeçares, ndërsa nuk kurseu kritikat për sistemin e drejtësisë.
Ai theksoi se drejtësia ka dështuar për shkak se dhunuesi ka lëvizur i lirë edhe për kundër faktit që kishte vepra të tjera të ngjashme penale.
“Gjatë kësaj jave na tronditi të gjithëve lajmi mbi krimin që për viktima kishte një 11 vjeçare. Në rastet si këto, i humb kuptimi zbatimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të ligjit ndjekjes së krimit dhe ushtrimit të pozitave të larta shtetëror që kanë për obligimin parandalimin dhe përndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë, mirëqenien dhe integritetin fizik të qytetarëve. Kur kuptojmë që kryesi i veprës ka qenë edhe më herët i dënuar për kryerjen e veprave penale dhe gjendet i lirë, kur dështon polica, prokuroria dhe gjykata dështon drejtësia kurse faturën e paguan qytetar”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti, theksoi se reformat në drejtësi përkatësisht Vettingu në këtë mes është i domosdoshëm.
“I dënuar për shumë vepra penale endet i lirë rrugëve të Prishtinës, dhunuesi lirohet pas 8 muajve burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet dhe përsërit veprën dhe madje edhe vret. Nuk ka alternativë për vettingun në sistemin gjyqësorë dhe prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi madje edhe vetë skeptikët më të mëdhenjë të vettingut”, deklaroi ai.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës gjithashtu deklaroi se pas kësaj konference ai dhe ministria Haxhiu do të shkojnë tek kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për t’ia dorëzuar dokumentin përkatës për Vettingun.
????????????????????????????????
Po, po. Po "zgjohet"! Do ta shohësh se si do ta pastrojë gjyqësorin dhe prokurorinë për 2 muaj nga të gjithë të korruptuarit dhe maskarenjtë. Jo si Shalëgjati yt që ka 10 vjet dhe ka bërë vetëm një vrimë në ujë.
O Albin Kurti nuk mbahet pushteti me deklarata pompiste i nderuar as pushteti duke fajesuar te tjeret,e siq e thua ti nje kriminel i denuar 8 muaj shetit lirshem rrugeve te Prishtines,kurse une them se ai shetit me njerezit tu,ne mos edhe me sfekllen e ndoshta edhe me konjufcen e osmanken, ndryshe asnje kriminel sado i fort te jet nuk do kish gyxuar te bej ate krim,ti ke me shume se dy vite qe ke pushtetin dhe te paska penguar "vetingu" per ti ndaluar kriminelet, JO i nderuar JO jane pikerisht njerezit tu qe komandohen nga osmanka dhe pjella e serbosllavise qe shperblejne kriminelet si ky dhe pa asnje gjyq denojne ish luftetaret e uçk-s si dikur millosheviqi me nga 15 vite burg,pa veting pra, e sikur te kishim shtet si ne austri psh apo zvicerr e pakta qe eshte dashur te ndodhe eshte dorheqja jote i nderuar dhe i mender me thane presednike osmanka e cila eshte kthyer ne frymzim per kriminel sepse e ka kapur sikleti i pamjes fizike duke shkuar ne turqi per ti hequr killat,a thua se do konkuroni per miss-a, turp te qofte Albin Kurti Ty dhe ministres se turpit haxhiu,