Nesër Brnabiç vizitë në Kosovë! Kurti: Të mos japë deklarata përçarëse që sjellin destabilizim

4 Shtator 2022, 16:40Rajoni TEMA

Nesër Brnabiç vizitë në Kosovë! Kurti: Të mos

Të hënën, më 5 shtator, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç do të jetë për vizitë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet të bëjë kujdes në deklaratat që bën.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha se homologia serbe të mos japë deklarata përçarëse si kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.
Brnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.

4 Komente

  1. Roberto

    O IDIOT,O BUDALLA po tjetra pa ardhur mire ti i pret rrugen??? Po ka CAR je mo i shkrete??? Keshtu do i normalizosh mardheniet me Serbine ti??? Po ke rastin me te mire qe ta besh kete gje o debil i lindur. Kjo eshte ne interesin tuaj sepse gradualisht do vijne te gjitha gjerat qe ti i kerkon brenda dites o CAR me nyje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Debilat e Saliut qe mbajne Ramen ne pushtet

      I nderuar Roberto. Ky trapi, praktikisht i ka thene kryeministres serve, se "mos bertit shumë, se pastaj qaj unë. Do t'i them.mamit." Nje kryeminister pa njohurite me të vogla të diplomacise dhe luftes politike. Nje populist i tipit Berishian, dhe ndryshimi nga Gogoli Berisha është vetem se nuk ka vrare njerez. Ka humbur deri tani, me deshire, nja dhjete shanse per t'u ulur si i barabarte ne tavolinë me Vuçiçin, dhe ta provokonte pa folur asnje fjalë provokuese. Por i beri nder Serbise, duke mos marre pjesë ne asnje prej takimeve per Ballkanin e Hapur, vete e vetem se e mbeshtese Edi Rama,. Megjithese askush nuk e di saktesisht se pse nuk.mori pjesë, duke i humbur shanset Kosoves.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Ky kruhet si Shaban Qosja.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali Berishoviq

        Albini nuk eshte idjot i lindur sic mendoni ju parafolesit. Ai eshte spiun dhe ashtu ja do puna qe hiqet si patriot dhe pronar i fjales. Thjeshte ben punen e serbit per ta paraqitur Kosoven si qenef dhe popullin shqiptar (dardan) si primitiv….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje