Albin Kurti: Serbia po egërsohet, pasi Kosova po bëhet më e fortë

8 Shtator 2022, 09:41Rajoni TEMA

Albin Kurti: Serbia po egërsohet, pasi Kosova po bëhet më e

Për Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, ajo aq më shumë po egërsohet. Deklarata e tij ka ardhur si reagim kundër vendimit të Qeverisë së Serbisë që të intonohet himni serb në fillim të vitit shkollor në të gjitha shkollat në Serbi, përshirë edhe ato shqipe në Luginën e Preshevës.

“Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar, dëshmitar për këtë ishte edhe delegacioni ynë që vizitoi Luginën këtë javë”, ka thënë Kurti.

Sipas të parit të ekzekutivit Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet demokratike më i fuqishëm dhe më i pavarur, e një gjë e tillë po dëshmohet përmes reciprocitetit.

“Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi”, ka shtuar ai.

Kurti ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ballkan. Erdogan në Beograd tha se është i gatshëm të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Por, shikoni çdokush i kanë agjendat e tyre. Turqinë e kemi mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por palë bëhet me ndërmjetësim të Brukselit e ndihmohet nga SHBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini e Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur”.

“Agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Kjo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjë-Hercegovinën, siç mendoj, pasi e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Serbia e Kroacia janë shtete me ndikim në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe lidhet me Bosnjë. Nuk është se mund ta dimë qind për qind”, tha Kurti.

I pari i ekzekutivit është pyetur edhe për vazhdimin e grevës në arsim. E sipas tij nga ky ngërç mund të dilet vetëm atëherë kur mësimdhënësit kthehen në punë.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit në shkolla, meqense nuk zhvillohet vendi pa arsim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim. Ne i kemi marrë masat e nevojshme sociale si asnjë qeveri më parë”, ka thnë Kurti.

Kurti ka përmendur gjithashtu edhe pakon e re kundër inflacionit në të cilën janë të përshirë edhe mësimdhënësit.

“Ministrja e arismit e ka shpjeguar pa numër herë sesi ne kemi ndarë mjetë për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda e mos humbje të punës. Tash ne e kemi pakon për përballje me inflacionin ku përfshihen edhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Kurti.

5 Komente

  1. V
    Vetfundosje e Mullah Omari

    Haaaaa kemi aleate Turqin thote bolsheviku Turqia ne kosovo ndertone xhami e ne Serbi investone o debil i lindur ....Serbie paska frike nga krahina kosovo haaa ky eshte Sali Berrisha i dyte kosovo ne 150 ushtare me pushke druri gjysmat jane shpip-foles te tjeret etni te ndryshme 100% pro Serbe ehhh ky me 75 ushtare po trembe Serbin cfare i ka gjetur koqevaret e shkret me kete bastarde te vetefundosjes

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Ta gezoni te dashur kosovar.Meqenese e donit shume Enverin Ja ku e keni.Edhe ai thoshte jemi kala buze Adriatikut.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Zjarrit i hedh benzine ti albin dhe vuçiçi sepse vetem konflikti ju mban ne pushtet te dyve. Nese do shuhej konflikti, do zhdukeni edhe ju te dy. Nje pjese e mire e popullit te te dyja vendeve e kane kuptuar kete. Uroj te behet shumice kjo pjese sidomos nga pala serbe. Per te miren e femijeve tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drago Stena

          Kimonicëzë , më ka marrë malli të të lexoj .Thurmi këtij një triko leshi për të dimëruar së po mërdhin që tani .Të vonuarat ethe të gushtit.Të pushtoj fort .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liki kosove

            Kokan que shkiet-shqiptare me komentue ktu ne ket portal. Albini do tua haje “xhigericen” kadal dale o shkie te shkines. Do vendose Albini pushtet ne veri te kosoves njejt si ne prishtine dhe pastaj hajdeni bisedojme ndrrim territoresh tit per tit. Euuu sa shkau i mbuluem si shqiptare ish ne shqipni bre !!!. Kur forcohet kosova nderkombtarisht punen e pare qe kemi me ba asht me marre qeverisjen ne shqipni dhe e shifni ju shkie qe komentoni ktu qysh po ju del fjala prej goje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje