Mediet proqeveritare në Serbi: CIA po përgatit kaos në Kosovë

9 Shtator 2022, 22:25Rajoni TEMA

Mediet proqeveritare në Serbi: CIA po përgatit kaos në

Presidenti i Serbisë, aleksandar Vuçiq, ka ftuar për të shtunën njëmbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, temë kryesore e së cilës pritet të jetë gjendja në Kosovë  dhe sfidat e sigurisë.

Media proqeveritare “Novosti”, në një shkrim me titull “CIA po përgat kaos në Kosovë e Metohi, me çeçenët dhe shqiptarët”, shkruan se Agjencia Qendrore e Inteligjencës “ka angazhuar grupe ekstremiste e kriminale që në periudhën në vijim do të duhej të provokonte incidente në vijën administrative që do të ishte shkas për shtimin e trupave të NATOS-s” (në Kosovë).

Sipas kësaj gazete, qëllim i kryesor do të jetë shkatërrimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan, kurse në këtë plan “janë përfshirë edhe çeçenët, liderët e opozitës së presidentit Kadirov, mercenarë të lidhur me kriminelë nga Kosova, të cilët kanë për detyrë të sulmojnë policinë e Kosovës të veshur me uniform të ushtrisë së Serbisë, në mënyrë që të nxisin reagimin e KFOR-it nga baza ushtarake amerikane ‘Bondstill’.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, aleksandar Vuçiq, ka thënë se opozitarë të Ramzan Kadirovit, i cili lufton në Ukrainë në krahun e Rusisë, çeçenët dhe çerkezët, kanë qenë në Kosovë me qëllim që të angazhojnë shqiptarë që do të luftonin në Ukrainë, por edhe për të eleminuar “serbë të armatosur”.

Vuçiq i ka përmendur emrat e dy liderëve opozitarë çeçenë: Ahmed Zakajev dhe Xhambullat Sulejmanov. Të dy çeçenët e apostrofuar kanë mohuar katëgorikisht pretendimet e Vuçiqit, të cilat I kanë cilësuar si provokime të Serbisë.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Ne qofte se dikush do nje vater zjarri tjeter ne Europe nuk eshte CIA,e askush tjeter veç se ruseve.Ajo qe bie ne sy eshte qe opinioni i brendeshem serb me ne krye Vuqiq,nen ndikim te forte rus po e çon Serbine drejt nje lufte te re,me qellim qe te shtohen aktoret ne terren,ne fund te fundit,Europa u jeo fjale te mira e gure ne torbe,Rusia nafte e gaz te bollekshem e te lire,me sa duket e kan ndare mendjen nga ç'drejtim do te shkojne,me gjithe keqaerdhjen e Vuqiqit per Ramen,natyrisht!!! Te shofim se sa na i ka dasht te miren Erdogani po ti ket shit dronet e shume kerkuar Vuçiçit. Imagjinoni sikur perendimi te pranoje te diskutoje nje rend tjeter boteror pikerisht ate qe po kerkojne me force Rusia e Kina!! Kush dote jete protagonist pervec SHBA- ve e Kines ? Ata qe synojne te ringjallin perandorite sigurisht jane aktore dashje pa dashje ne situaten e tensioneve e provokimeve te krizes se sotme,ku mund te shkaktojne shume dhimbje ne Europe,mbi te gjitha ne rajonin e Ballkanit!!! Erdogani qe sulmon Europen verbalisht e kercenon Greqine,dhe pikerisht Vizite domethenese ne Serbi,saktesisht ne te njejtat dite ku Putin kercenon perendimin me bllokomin total te Gazit e ndoshta edhe grurit,ne te njejte kohe USA japin ndihma ushtarake aleateve te saj me te dobet,Vuçic qe mbledh keshillin kombetar te sigurise ne menyre urgjente e te gjitha keto te ndodhura ne pakt dite nuk jane thjesht rastesore!!! Çfare duhet te presin shqiptaret nga kjo situate??!!! Duhet rritur niveli i vemendjes nga te gjitha anet,por me sa duket ajo qe dominon vemendjen e shqiptareve,jane,spiunat, non gratat,Armina qe ka pre daten me Xenon e pishinat e Irfanit!!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Artikulli serb zbulon planet e Vuçiqit për trazira në Kosovë dhe atyre planeve u paraprin duke ia faturuar CIA-s. Kështu gjoja fsheh planet e veta, paraqitet si zbulues i madh "kur të vërtetohen" zbulimet e tij dhe ushqen urrejtjen e ekstremistëve serbë ndaj Amerikës. Djalë goxha i zgjuar ky Vuçiqi, por një fatkeqësi e ka, se këtë zgjuarsi nuk ia kupton Edi Rama.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik

        Gebelsi i Milošević -it - Vučić - është specialist për dezinformim. Kur Serbia ka plane të djallëzuara, gjithmonë i paraprinë një fushatë e dezinformimit e planifikuar në detaje! Serbia do të vrasë policë shqiptarë të Kosovës dhe do ta akuzoj "palën shqiptare" dhe "institucionet e përkohshme të Kosovës"!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje