Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

25 Korrik 2025, 21:13Rajoni TEMA
Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave, shkruan A2.

Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit.

Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviç, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiç, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë serbe, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 qershor, të akuzuarit janë takuar në një lokal në Kralevë ku kanë planifikuar kryerjen e një vepre penale, përkatësisht janë dakorduar dhe organizuar me të tjerë për të ndërmarrë veprime që synonin cenimin e rendit kushtetues të Serbisë.

Prokuroria e Beogradit ka publikuar edhe një transkript të bisedës, që sipas saj, është regjistruar në lokalin ku ishin mbledhur të akuzuarit. Në të flitet për organizimin e një proteste më 28 qershor në Beograd, për mënyrën e udhëtimit, numrin e pjesëmarrësve dhe veprimet që duhej ndërmarrë.

Sipas Prokurorisë, njëri nga të akuzuarit thuhet të ketë thënë: “Hyn, e pushton ndërtesën e Qeverisë, e bllokon dhe nuk del prej saj”.

Po ashtu, më 25 qershor, Ivan Matoviç dyshohet se ka kontaktuar me një person të quajtur Sërxhan G. për të diskutuar udhëtimin drejt protestës dhe hapat që do të ndërmerreshin.
Në të njëjtën ditë, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga Ivan Matoviqi dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të llojit CZ 765 me numër serik të fshirë, e ngarkuar me 7 plumba, si dhe një kuti me 25 fishekë të njëjtë. 

6 Komente

  1. I
    In

    Me kaq shume armatime,mund te benin grusht shteti edhe ne Vatikan.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Sajim në mbështetje të deklaratave të mëparshme të Vuçiqit. Metoda të sigurimit serb. Kujtoni kur thoshte Berisha do ndodhë ajk e kjo dhe ato ndodhnin: vrasje, hedhje në erë shtyllash të tensionit të lartë, zjarrvënie...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata

        hahahahah cfare titulli dhe me nje pistolete dhe 10 fisheke do permbyste qeverine ne Beograd! hahahahahahahahahahaha. U kenoqa!

        Përgjigjjuni
        1. s
          serbomadhi

          Perralla me mbret te sherbimeve sekrete serbe dhe komandantit te tyre Vucic. Stuhia studentore permes protestave e kane trembur e tronditur. Tani nxjerrin historine se disa veta (ndonje opozitar e dy veterane) donin te permbysnin qeverine serbe. Kjo per te justifikuar dhunen dhe trembur protestuesit studente. Keto jane lojra banale serbe, qe dikur gjasme kane dashur ta vrasin Vucicin, ose kane zbuluar arme prane shtepise tij etj etj. Tani del grupi qe do rrexonte qeverine,...Po ka budallej qe i hane keto? U japin dhe tema diskutimi ca mediave e gazeta e pro qeverise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihi

            Kush e shkruan kete budallek, te mendosh e te thuashe qe nje hajvan me nje kobure e 10 fishek do perbys shtetin ashte jo vetem nje idiotesi por ai qe shkruan duhet te jete nje pacient i grades 5 ne psiliatri

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjakove

              Salihi je grekoshkja I qelbur qe vajton shkinisht per Shkininns qelbur e ne zhdukje.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje