Serbia ushqehet me reliktet e së kaluarës, akuzon G7 për shkelje të "Rezolutës 12/44"

17 Maj 2022, 15:44Rajoni TEMA

Serbia ushqehet me reliktet e së kaluarës, akuzon G7 për shkelje

Kryeministrja në ikje e Serbisë e ka akuzuar për “njëanshmëri” Grupin e G7 në raport me Serbinë dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi nuk iu referuan “Rezolutës 12/44” të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 në adresimin e tyre të 8 majit kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Ndonëse “Rezoluta 12/44” është gjë që është hedhur në shportën e historisë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe njohjen konsekuente nga shumica e botës perëndimore (shtetet e G7 të cilave iu referohet Brnabiç të gjitha e njohin e Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur), ajo vazhdoi t’i referohet asaj si argument.

“Vetëm në rastin e Serbisë nuk përmendet Rezoluta 1244. Sepse të gjithë nga G7 e shkelën atë. Kjo tregon ndërlikueshmërinë e situatës dhe vështirësinë e pozitës së Serbisë, e cila respekton të drejtën ndërkombëtare dhe OKB-në, duke përfshirë parimet themelore të paprekshmërisë së integritetit territorial të shteteve të njohura ndërkombëtarisht”, shkroi Brnabiç në Twitter.

Ajo numëroi një sërë rezolutash nga takimi i G7, ku vetëm rezoluta e vitit 1999 që kishte të bënte (atëbotë) me Kosovën nuk u përfshi.

Njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ditë më parë tha se “deklarata e G7 m’i hapi sytë”, dhe se “nuk do t’i vendos sanksione Rusisë në të njëjtën kohë duke e dënuar shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.s

Rezoluta 12/44 si relikte e së shkuarës është ende leva e Moskës mbi Beogradin, dhe ngushëllimi iluzor i këtyreve të fundit, duke u thirrur në “respektim të ligjit ndërkombëtar”.

Serbia në vitin 2010 ka pranuar përgjigjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se a “shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe krejtësisht e ligjshme”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si interpretuesja më e lartë e ligjit ndërkombëtar përgjigjen e ka dhënë, derisa Brnabiç dhe Serbia thirren ende në ngushëllimit e kësaj rezolute që s’do të thotë më gjë.

3 Komente

  1. P
    Progon Pollogu

    PËRDERISA POLITIKA e BE do flasë me shtërzim për probleme serioze do të dëgjojmë PORDHËT më të zhurmshme të Serbisë nacionalshoveniste.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BALDAZARI

      OKB-ja duhet ta shfuqizoje rezoluten 1244.sepse me shpalljen ePavaresise se Kosovo dhe me jnohjen e saj nga nje pjese e madhe e shteteve antare te OKB-se kjo rezolute faktikisht quhet e rrezuar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BALDAZARI

        OKB-ja duhet ta shfuqizoje rezoluten 1244.sepse me shpalljen ePavaresise se Kosovo dhe me jnohjen e saj nga nje pjese e madhe e shteteve antare te OKB-se kjo rezolute faktikisht quhet e rrezuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje