"Serbia, vegël e Vladimir Putin", përplasje Zagreb-Beograd: Deklarata e papranueshme

26 Shkurt 2024, 16:00Rajoni TEMA
"Serbia, vegël e Vladimir Putin", përplasje Zagreb-Beograd:

Rriten tensionet diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë. Shkak është bërë deklaratat e ministrit të Jashtëm kroat, i cili e quajti presidentin Vuçiç, një satelit të Vladimir Putin në Ballkan.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç-Radman e quajti presidentin serb Aleksandar Vuçiç satelit rus, të cilin Vuçiç e vlerësoi si fyerje për qytetarët e Serbisë.

Në një interviste për televizionin RTL, ministri kroat ka theksuar se Serbia po krijon tensione në rajon duke nxitur probleme me të gjithë fqinjët.

Sipas kryediplomatit Kroat, Serbia nuk po promovon marrëdhënie miqësorë në rajon, por po ndjek linja të Rusisë. Ai e quajti Aleksandar Vuçiç një satelit të presidentit rus, Vladimir Putin. Reagimi vjen pak kohë pas përplasjeve të forta diplomatike mes dy vendeve lidhur me shërbimet sekrete. Zagrebi refuzoi pak kohë më parë ambasadorin e ri të Serbisë.


Në një përgjigje në rrjetin social Instagram, Vuçiç akuzoi kryediplomatin kroat se po fyen qytetarët e Serbisë. Sipas tij, Kroacia po ndërhyn në punët e Brendshme të Serbisë dhe

Pas reagimit të Vuçiç ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dërgoi notë proteste Ambasadës së Kroacisë në Beograd, lidhur me deklaratat e ministrit.

Ministria theksoi se deklarata e Grliq Radmanit është krejtësisht e papranueshme dhe se deklaratat në fjalë paraqesin vazhdimësi të mëtutjeshme të ndërtimit të një atmosfere të urrejtjes ndaj Serbisë dhe popullit serb dhe cenojnë politikën e përbashkët për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Edhe kryeministrja serbe i cilësoi deklaratat si gjest të papranueshëm.

2 Komente

  1. K
    Koli

    Shqiptaret duhet te dalin Hapur per nje Aleance Ushtarake me Kroatet,vetem keshtu Serbia ti haje Mune Shqiptareve.Nga te vetmit qe Serbet kane frike jane Kroatet,e provuan njehere dhe nuk dinin ku te futnin koken pastaj kur Kroatet i moren para.Kroatet kane Popujt Gjerman foles nga mbrapa,dhe nuk jane pak:Eshte Gjermania,Austria,Gjysma Zvicres,dhe Veriu Italise ne kufi me Austrine.Nuk bohet shaka me Gjerman Folesit,ku dhe Sllovenia eshte e afert me to.Serbia kujton se do vje Kinezi bga Gopi Sames ti ndihmoje.Rusia eshte Vend Shkerdhat,kane hallet e tyre,u nisen ne Ukraine per disa jave,kane hyre ne Vitin e trete.Shkerdhejeni Serbine Kroate,ju ka ardhe dita:Popull Trim,ne Europe jeni,ne NATO po,Atehere cfare prisni?

    1. B
      Bravo minister

      Drejt, bravo Kroacia.

      Lini një Përgjigje